Qeveria greke merr masa të reja kundër emigrantëve

Diel, 01 September 2019 21:07

Greqia ka vendosur sot që të shtojë masat e sigurisë në kufijtë e saj dhe do të zhvendosë migrantët nga kampet që gjenden në ishujt grek, në përpjekje kështu për t’u përballur me valën e re të migrantëve.

“Reuters” shkruan se Këshilli i Qeverisë për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje sot ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas arritjes së një numri të madh të migrantëve në Greqi më herët gjatë kësaj jave, transmeton Reuters.

Qeveria greke tha sot se përveç zhvendosjes së azilkërkuesve nga kampet që gjenden në ishuj, e që janë të mbingarkuar, po ashtu do të rrisë sigurinë në kufi. Kjo gjë, sipas Athinës zyrtare, do të bëhet në bashkëpunim me agjencinë e Bashkimit Evropian, Frontex, por edhe me NATO-n. Po ashtu, Greqia do të rrisë patrullat në kufi, me qëllim që të identifikojë azilkërkuesit, të cilëve u është refuzuar azili, por që vazhdojnë të qëndrojnë në këtë shtet.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje po ashtu është vendosur që të shkurtohet procedura e azilit – që mund të zgjasë për disa muaj – dhe do të hiqet faza e apelimit për azilkërkuesit që u është refuzuar azili dhe të cilët do të deportohen. Për më tepër, Qeveria greke tha se do të bashkojë 116 fëmijë me familjet e tyre, që gjenden në vende të tjera evropiane.

Më 2015, në Greqi kishin arritur afro një milion refugjatë dhe migrantë – kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Një marrëveshje ndërmjet BE-së dhe Turqisë më 2016 zvogëloi fluksin e migrantëve, por mbyllja e të gjithë kufijve në Ballkan, bëri që mijëra migrantë të mbesin në Greqi.

Organizatat humanitare kanë kritikuar Greqinë se nuk po bën mjaftueshëm për të përmirësuar kushtet në kampet ku gjenden migrantët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...