Vetëvendosja i përgjigjet Vuçiç për flamurin shqiptar

E Enjte, 17 October 2019 15:13

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer përgjigje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me prezencën e flamurit shqiptar gjatë takimit të Albin Kurtit me ambasadorin britanik.

Përmes një deklarate, Vetëvendosja i bën me dije presidentit të Serbisë se “Kosova është demokraci, në të cilën askush askujt nuk ia imponon identitetin ose simbolet, e aq më pak të censurohet vullneti politik i një subjekti”.

Përgjigjja e Vetëvendosjes vjen pas një shkrimi të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në rrjetin social Twitter pas një takimi që Kurti kishte zhvilluar në zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Aty, në fotografi nga takimi ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorit Nicholas Abbott shihej në prapaskenë flamuri kombëtar shqiptar.

Kjo fotografi ishte bërë shkas për shkëmbimin e pyetjeve dhe përgjigjeve përmes rrjetit social Twitter, ndërmjet presidentit të Serbisë dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. Vuçiç pyeti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott për arsyen përse duhet të ishte prezent flamuri shqiptar në takim.

“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Në zgjedhjet e kujt ka fituar Kurti dhe partia e tij dhe flamuri i cilit shtet është ai para të cilit, ekselenca e juaj, jeni fotografuar me krenari me Kurtin? Do t’ju pyes për këtë derisa të marrë një përgjigje”, ka shkruar Vuçiç, duke aluduar se flamuri kombëtar shqiptar, i cili njëkohësisht është edhe flamur shtetëror i Shqipërisë, nuk është flamur i Kosovës.

Por, në një përgjigje ndaj pyetjes së Vuçiç, po ashtu përmes rrjetit social Twitter, të cilën e ka publikuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, thuhet që kjo ambasadë nuk ka zgjedhur se si bashkëbiseduesi e ka rregulluar dhomën, ku u mbajt takimi i Kurtit me ambasadorin Abbott.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Agim Kajmaku ende i arratisur, ka marrë dhe shiritin e kryebashkiakut

Politikë

Agim Kajmaku ende i arratisur, ka marrë dhe shiritin e kryebashkiakut

Ish-kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku është në kërkim prej disa ditësh. Akuza më e rëndë është ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit. Gazetari, Andi Qosja raporton për “ABC...

A do të hetojë prokurorët nëse ka akuza? Ja përgjigja e kandidates Memçaj

Politikë

A do të hetojë prokurorët nëse ka akuza? Ja përgjigja e kandidates Memçaj

Kandidatja për Prokurore të Përgjithshme, Fatjona Memçaj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Këshillit të Lartë të Prokurorisë si kandidatja e dytë në garë për prokurorin e ri...

Nga 1 janari, deklarim e tatim edhe për ata që bëjnë 2-3 punë dhe kanë të ardhura më pak se 2 mln

Ekonomi

Nga 1 janari, deklarim e tatim edhe për ata që bëjnë 2-3 punë dhe kanë të ardhura më pak se 2 mln

Aktualisht në Shqipëri,ata që kanë të ardhura vjetore më pak se 2 milion lekë nuk kanë detyrimin që të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave. Por duke nisur nga 1...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!