Meta: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje, koha të zgjidhet problemi mes Kosovës e Serbisë

E Enjte, 13 February 2020 20:04

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Meta tha se në Ballkan çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe pakicë në një shtet tjetër, por sipas tij, zgjidhja nuk është kurrë ndryshimi i kufijve, por vetëm respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice.

Sipas tij, nuk ka popull të keq e të mirë, por ka politikë të mençur dhe politikë vrastare.

 
 

“Nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur, vizionare, dhe politikë vrastare e shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet e të gjithë popujt. Në Ballkan, çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve, por respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice në çdo vend.

 

Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...