Kosova me masat e reja, shtyhet pagesa e kredive, tatimeve dhe shërbimeve publike

Diel, 15 Mars 2020 20:18

Në vazhdimësi të ekzekutimit të masave të marra nga përhapja e Coronavirusit, sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim për përfaqësues të biznesit.

Hoti pas takimit ka paraqitur nëntë masat që pritet të votohen në mbledhjen e qeverisë.

‘U pajtuam për një listë të masave të cilat duhet t’i dakodrojmë në mbledhjen e qeverisë’, tha Hoti.

 

Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane, ajo e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve, përmes një konference për media, kanë prezantuar kërkesat e komunitetit të biznesit karshi masave të marra nga Qeveria e Kosovës për përballje me Coronavirusin.

 

Lista e plotë e masave:

– E para është, lehtësimi i transportit të mallrave që vijnë në drejtim të Kosovës.

– Masa e dytë është inventarizimi i të gjitha rezervave të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatitja e një plani të këtyre rezervave për tre muajt e ardhshëm.

– Si masë e tretë është mbështetja e bizneseve të rëndësisë strategjike.

– E katërta është shtyrja e afatit për deklarimin e obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve edhe organizatave të tjera sipas legjislacionit në fuqi deri më 30 prill 2020.

– E pesta është që Banka Qendrore e Kosovës në konsultim me bankat komerciale të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën, duke përfshirë në veçanti prolongimi i detyrimeve kreditore të tyre deri më datë 30 prill 2020 dhe të rishqyrtojnë riprogramimin e tyre.

– E gjashta, ndërmarrje publike duhet të ofrojnë furnizimin me ujë dhe ngrohje të rregullt.

– E shtata është që KEK, KEDS dhe KOSTT duhet të ofrojnë furnizim të rregullt me energji.

– E teta, ndërmarrje që ofrojnë shërbime të telefonisë fikse dhe të internetit, të sigurojnë funksionim të rregullt dhe informim të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimi nuk duhet të ndalet deri më 30 prill edhe në rast se shërbimet nuk janë kryer deri më këtë datë.

– E nënta, shtyhet deri më 30 prill të gjitha pagesat e shërbimeve publike, si uji, energjia elektrike, ngrohje dhe mbeturina. /Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...