Ja ç’parashikon pika 10/ Nëse arrihet marrëveshja, Trump do jetë i pranishëm

E Enjte, 03 September 2020 19:35

Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, që po ndjek nga afër zhvillimet në Uashington, raporton se presidenti amerikan Donald Trump mund të jetë nesër pjesë e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Pjesëmarrja ose jo e presidentit amerikan në takimin e 4 shtatorit varet nga fakti nëse delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të arrijnë të dakordësohen sot për marrëveshjet e mundshme.

“Në takim kanë qenë qysh sot edhe pala serbe. Sipas burimeve nga delegacioni i Kosovës do të ketë ndoshta edhe befasi të këndshme. Synohet që të arrihen sot marrëveshjet në mënyrë që nesër të shkohet në Shtëpinë e Bardhë dhe të ndërmjetësojë takimin, siç merr vesh Klan Kosova, edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump”.

“Nëse sot do të ketë pajtim mes palëve, pra do të arrihen marrëveshjet, atëherë nesër do të jetë prezent presidenti amerikan Donald Trump për t’i uruar apo nënshkruar ato varësisht se cila formë do të përzgjidhet. Pjesëmarrja e Donald Trump do të varet nga rezultatet e takimeve sot”, ka deklaruar Kelmendi.

Ndërkohë mediat serbe vazhdojnë të insistojnë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiç po i kërkohet njohja e Kosovës.

Sipas tyre, në pikën 10 të dokumentit që i është vendosur përpara atij, parashikohet njohja e Kosovës.

Ja çfarë thuhet në këtë pikë sipas Blic:

“Të dy palët angazhohen për njohje reciproke dhe për mbrojtjen e minoriteteve, rikthimin e pronës, zgjidhjen e statusit të personave pa shtetësi dhe pranimin për hapjen e zyrave përgjegjëse për mbrojtjen dhe raportimin vjetor për të drejtat e minoriteteve”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...