Kosovë, zv.presidenti i PE: Mos jepni afate për liberalizim, keni procese të vështira përpara

E Enjte, 10 May 2018 14:04

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se në Parlamentin Evropian nuk ka ardhur ndonjë dokument për t’u votuar për liberalizimin e vizave për Kosovë.Wieland, i cili është po ashtu zyrtar i lartë në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka ftuar politikanët e Kosovës që të mos japin premtime për datën e liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online. Këto komente ai i bëri pas takimit me Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.“Është vështirë me i krahasuar vendet, e kam thënë një fjali që nuk është diçka personale, e kuptoj se cili është interesi i qytetarëve të Kosovës. Keni një histori të pastër dhe të dhimbshme, e njëjta është edhe me vendet e tjera, dhe secili vend po shikon prej perspektivës së tij botën dhe historinë, dhe nuk kam synim të emëroj ato shtete”.“Prandaj situata është mjaft e vështirë. Perspektiva e jem politike është e qartë në këtë drejtim, nuk dëshiroj të sjellim kritere, kriteret duhet të plotësohen. Për momentin topi është në anën e Komisionit dhe Këshillit dhe jo Parlamentit. E di që diçka ju ndihmon, ajo gjë që të fajësoni vendet që ende nuk janë të bindura se liberalizimi për juve do të ndodhë”. Avdullah Hoti nga LDK-ja, për aktakuzat e ministrave brenda Qeverisë Haradinaj që ende mbajnë postet në Qeveri,  ha se janë një sinjal i gabuar që po i dërgohet BE-së për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.“Kanë qenë dy kushte për liberalizim të vizave dhe luftimi i korrupsionit, e para është përmbyll e dyta duhet të japim evidencë të qartë se korrupsioni po luftohet në qeverinë Mustafa kemi vendos standard të lartë. Tash ka disa ministra brenda qeverisë që kanë aktakuza formale për çështje të tilla por vazhdojnë të kryejnë punën e tyre. Ky është një sinjal i gabuar që e dërgojmë në Bruksel”.Për deklaratën e kancelares Angel Merkel në takimin me presidentin Hashim Thaçin për luftimin e korrupsionit, Hoti tha se po thellohet mungesa e gatishmërisë së Qeverisë në luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit, raporton EO.“Derisa nuk evidencë të mjaftuese, kredibile, është e vështirë të marrim rezultate pozitive, po thellohet mungesa e gatishmërisë së qeverisë së Kosovës të tregohet serioze në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...