Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nderuar me pasaportë diplomatike ditën e sotme tre sportistët shqiptarë, xhudisten Majlinda Kelmendi, trajnerin Dritan Kuka dhe kryetarin e Federatës së xhudos Agron Kuka
Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë, u shpreh gjatë ceremonisë së ndarjes së pasaportave Presidenti Thaçi. /55news.al/