Autoritet holandeze kanë kryer një operacion të madh nga i cili janë arrestuar së paku njëqind persona, mes tyre edhe shqiptarë.
Arsyet e arrestimit të të dyshuarve janë një sërë veprash, si vjedhje më dhunë dhe posedim ilegal të armëve.
Këto arrestime janë bërë gjatë kontrolleve të shtëpive. Katër vetë u arrestuan në Hagë, të cilët do të shisnin pluhur qumështi të vjedhur.
Ndërsa në Hoofddorp, pesë shitës të dyqaneve u kapën, arrestime janë bërë edhe në Stacionin Qendror të Amsterdamit.
Kontrollet e policisë mbi njerëzit u bënë edhe në pikat A13 dhe A1, kundër personave për posedim ilegal të armëve. Në afërsi të Delftit një makinë u la mënjanë me një dritë blu të ndezur, dhe një person u vu në pranga.
Qëllimi i këtij operacioni nuk ishte vetëm arrestimi i personave, por edhe mbledhja e një shumë informacione të dobishme mbi trafikun ndërkombëtar të armëve, kontrabandën e drogës dhe trafikimit njerëzor, tha policia.
Kriminelët shëtitës shpesh vijnë nga vende të tilla si Polonia, Shqipëria dhe Bullgaria dhe shpesh punojnë në grupe të mirëorganizuara. Ata udhëtojnë përreth dhe shkëmbejnë identitetin dhe targat për të qëndruar larg syve të policisë.