Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov deklaroi sot se nuk sheh propozim më të përshtatshëm për zgjidhjen e kontestit nga Republika e Maqedonisë së Ilindenit rreth së cilës edhe dy anët biseduese janë pajtuar për zgjidhjen e kontestit.
Në nëj deklaratë të dhënë për “TV 1”, ai tha se Ilindeni gjendet në dy preambulat e Kushtetutës dhe këto janë dy shtyllat e shtetësisë, shkruan “Almakos”.
“Është e rëndë që të jesh për Maqedoninë dhe të mos jesh për Maqedoninë e Ilindenit”, deklaroi Dimitrov.
Pyetje për përgjegjësinë nëse nuk ka sukses procesi i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit, ai tha se ai vetë është përgjegjës.
“Menjëherë do të nënshkruaj dorëheqjen, nëse mendoj se kjo gjë do t`i ndihmoje Maqedonisë dhe nëse do të jetë më e mirë pa mua, nëse procesi do të jetë më i mirë pa mua. Çështja e përgjegjësisë time personale është a ka diçka që mund të bëj dhe nuk e bëra ose bëra diçka që nuk ndihmoi. Edhe pa përgjegjësi, nëse ka efekt dorëheqja ime për të ndihmuar, absolutisht jam gati në cilën do kohë të dorëhiqem”, deklaroi Dimitrov.