Bashkim Dobrushi, babait që katër vite më parë gruaja i vrau tre vajzat është i dhënë shtetësia italiane. Ai ka marrë zyrtarisht dokumentat italiane duke u bërë qytetar i shtetit italian, mëngjesin e djeshëm kur u betua para kryebashkiakut të Lecco Virginio Brivio.
Ceremonia do të bëhej gjatë javës së kaluar, por kryebashkiaku kishte kërkuar që të ishte i pranishëm vetë në këtë ditë të veçantë. Prej kohësh kryebashkiaku i Lecco kishte pasur lidhje të veçanta me familjen shqiptare të Dobrushit, që ishin forcuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen e tij në mars të vitit 2014.
Ngjarja që tronditi italianë: Katër vjet më parë, Edlira Çopa u mori jetën 3 vajzave të saj dhe të Bashkimit.
Vrasja e tre motrave shqiptare Kejsit, Simonës dhe Sindit nga nëna e tyre tronditi mbarë opinionin publik në 9 mars të 2014. Ato u vranë barbarisht me thikë nga nëna e tyre, Edlira e cila po kalonte një krizë divorci pas ndarjes nga bashkëshorti.
Afro 4 vite nga vrasja makabre, nëna e tyre mbahet në një qendër rehabilitimi në Itali, ndërsa i ati i vajzave Bashkim Dobrushi ka gjetur forcën për të filluar një jetë të re. Në fillim të muajit prill ai është bërë sërish baba.