Lajmi se një këngëtare shqiptare do ta hapë Botërorin, u përhap shpejtë edhe në Serbi. Mediat serbe raportojnë për këngën që Era Istrefit do performojë në Kupën e Botës.
Istrefi do të këndojë këngën zyrtare të Kupës së Botës në një duet me aktorin Will Smith dhe Nicky Jam.
Këtë lajm kaq të madh e ka dhënë sot e përditshmja britanike “The Guardian”, dhe tani po raportojnë edhe në Serbi për një arritje të tillë të Erës.
Sipas medias serbe “Mondo.rs.”, shqiptarja nga Kosova do e hapë Botërorin. Ndonëse shpesh mediat serbe nuk raportojnë për këngëtaret kosovare me famë botërore, por kësaj radhe kanë shkruar për Erën.