Sistemi që llogarit adresat në tre fjalë – What3Words ndan botën në 57 trilion kuadrate

Tuesday, 28 August 2018 17:56

Si në metropole gjigande, ashtu edhe në qyteza të vogla, shpeshherë gjetja e një adrese rezulton shumë më e vështirë se ç’duhet të ishte. Koha për të dërguar një zarf apo pako i kushton jashtëzakonisht shumë kohë dhe para kompanive të transportit, ndërsa në rastin e ambulancave, mund të kushtojë jetë njerëzish.

I tillë është rasti i qytetit Tzaneen në Afrikën e Jugut, ku mbi 400 mijë banorë që jetojnë në barake dhe shtëpi balte përreth tij nuk kanë një adresë të saktë dhe detyrohen të dërgojnë të sëmurët disa kilometra pranë rrugës më të afërt, në mënyrë që t’i gjejë ambulanca.

Megjithatë, tashmë disa organizata jofitimprurëse, si Stuart-Thompson, e cila ofron shërbim shëndetësor falas për këto zona të varfra, ka nisur të zbatojë një sistem navigimi të bazuar mbi 3 fjalë të thjeshta.

Ideja është zhvilluar nga “What3Words”, një startup në Londër, sistemi i të cilit përdoret edhe nga kompania e automjeteve Daimler (Mercedes) dhe navigatori satelitor TomTom. Praktikisht, sistemi e ndan botën në 57 trilion kuadrate të vogla dhe secili prej tyre ka një adresë me bazë tre fjalë anglisht. Për shembull, hyrja e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ka adresën “tailors.drama.strict”, ndërsa Kulla e Sahatit ka adresën “incoming.surging.mass”.
Falë tre fjalëve të thjeshta që mund të mbahen mend, është gjetur një në shumë vende. Tashmë tetë shërbime postare, përfshirë Bregun e Fildishtë, Djiboutin dhe Nigerinë dërgojnë pako përmes këtij sistemi. Edhe Domino’s Pizza dërgon ushqim në ishullin e Shën Martinin në Karaibe përmes këtyre tre fjalëve.

Për të gjetur adresën mjafton të hapësh aplikacionin apo të vizitosh portalin e “What3Words”, i cili është falas për përdoruesit dhe ka një pagesë të vogël për kompanitë.

Ky sistem mund të shndërrohet fare lehtë në standardin edhe për qytetet e zhvilluara, të cilat gjithsesi hasin probleme. Në rrugët e Berlinit, numrat rriten vazhdimisht deri në fund të rrugës dhe nisin përsëri në anën tjetër, kështu mund të rastisë që numri 11 të gjendet përballë numrit 152. Disa rrugë të tjera përdorin një sistem që ndiqet edhe në Amerikë, ku numrat tek ndodhen përballë numrave çift. Tokio është e ndarë në zona të vogla, me numra të vendosur në bazë të afërsisë së ndërtesës nga Pallati Perandorak. Ndërsa Firence ka dy sisteme njëkohësisht për bizneset dhe banesat, të cilat identifikohet me ngjyra. Kështu mund të ndodhët që numri 28 e kuqe dhe numri 28 e zezë mund të jenë disa blloqe larg njëra tjetrës.

Ideja e këtij sistemi është hedhur nga Chris Sheldrick, i cili shërben si CEO i kompanisë, pas eksperiencave të tij të këqija duke kërkuar adresa. Ai mendoi se do të ishte e mjaftueshme nëse do ta ndante botën në katrorë nga 3 metra në çdo anë, pra 9 metra katrorë, afërsisht sa saktësia e sistemeve GPS.

Ai e diskutoi këtë ide me mikun e tij Mohan Ganesalingam, linguist dhe matematicien, i cili llogariti se për të krijuar 57 trilion adresa me nga tre fjalë do të duheshin rreth 38,500 fjalë. Megjithatë ata nuk ia lanë zgjedhjen e fjalëve tërësisht rastësisë, por vendosën që fjalët më të shkurtra në ndodheshin në qytete të mëdha dhe zona të populluara, duke qenë se do të përdoreshin shpesh, ndërsa fjalët e gjatë ndodhet nëpër oqeane apo zona të shkreta të planetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...