Gjermania vë në punë trenin e parë në botë me hidrogjen

Hënë, 17 September 2018 18:13

Treni i parë në botë me karburant me qeliza hidrogjeni u vendos ditën e hënë mbi shina në Gjermaninë veriore.

“Coradia iLint”, e prodhuar nga kompania franceze e hekurudhave Alstom, do të transportojë udhëtarët në një linjë prej 100 kilometrash ndërmjet qyteteve të Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervorde dhe Buxtehude në shtetin e Saksonisë së Ulët.

Këta lloje trenash janë ndjeshëm më të pastër, për shkak se nuk lëshojnë dioksid karboni, por vetëm avull dhe ujë si rezultat i procesit të shndërrimit të oksigjenit dhe hidrogjenit në elektricitet. Trenat me hidrogjen janë gjithashtu ndjeshëm më pak të zhurmshëm se modelet e tjera.

Trenat e gjelbër mund të udhëtojnë 1 mijë kilometra me një mbushje. Ndërsa furnizimi është i shpejtë dhe kërkon vetëm 15 minuta.

Kompania franceze, shprehet se trenat me hidrogjen mund të kushtojnë më tepër, por janë më të lirë për t’u operuar se ata me karburant tradicional. Alstom planifikon të fusë edhe 14 trena të tjerë deri në vitin 2021, krahas dy trenave ditën e hënë.

Qelizat e hidrogjenit shihen si alternativa ekologjike më e mirë për trenat. Bateritë elektrike nuk janë një opsion praktik për shkak të peshës së madhe të trenave, ndërsa elektrifikimi i shinave të hekurudhave kanë një kosto tejet të lartë prej 1.2 milionë eurosh për kilometër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...