Bie fitimi i BMW – Modelet e reja dhe makinat elektrike ulin të ardhurat e kompanisë

E mërkurë, 07 November 2018 14:22

Prodhuesi gjerman i makinave, BMW do të ulë më tej kostot, ndërkohë që shpenzimet e mëdha sollën një rënie me 27% të fitimit operativ në tremujorin e tretë.

Investimet në zhvillimin e makinave elektrike, si dhe shpenzimet në rritjen e prodhimit të modeleve të reja X5, X7 dhe seria 8, kanë ulur të ardhurat, ndërkohë që tarifat mes Kinës dhe SHBA si dhe lufta e vendosjes së çmimeve në Europë po rëndojnë gjithashtu.

Kompania deklaroi se shpenzimet kapitale do të rriten përsëri në tremujorin e katërt, për shkak të nisjes së prodhimit të versioneve të reja të modelit BMW seria 3.

Të ardhurat përpara interesave dhe taksave (EBIT) arritën në 1.75 miliardë euro, poshtë 1.8 miliardë që prisnin analistët, prej çmimit më të lartë të lëndëve të para, efekteve në këmbimin valutor dhe 679 milionë euro provigjone për tërheqjen mbrapsht të makinave.

BMW, që zotëron edhe Mini e Rolls Royce, ra me 1.9% në vlerë tregu në 75.44 euro për aksion. Ndërkohë që BMW ka patur më pak probleme se sa rivalët Volkswagen dhe Daimler në shitjen e makinave që përputhen me rregullat e reja të ndotjes (WLTP), vendosja e këtyre rregullave solli rritje të konkurrencës, probleme në furnizime dhe zbrite të mëdha në çmime.

Paralelisht, BMW bëri të ditur se do të blejë lëndë të para të veçanta si kobalti, që më pas ti ofrojë te furnitorët e baterive, në mënyrë që të sigurojë furnizime të baterive për makinat elektrike.

BMW po themelon një konsorcium të teknologjisë me prodhuesin suedez të baterive Northvolt dhe kompaninë belge Umivore, që të zhvillojë një zinxhir të baterive në Europë, që do të merret me zhvillimin, prodhimin dhe riciklimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...