Përdoruesve të iPhonet po iu bllokohet “Apple ID”, kështu mund t’i zhbllokoni ato

E mërkurë, 14 November 2018 10:43

Një dukuri e çuditshme është duke ju ndodhur shumë përdorues të iPhoneve - atyre po iu bllokohet “Apple ID”.

Kjo normalisht do të duhej të ndodhte nëse ndokush tenton disa herë të qaset në “Apple ID” duke shkruar fjalëkalimin gabimisht, por tani pa tentuar fare shumë përdorues nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre, transmeton Koha.net.

Është e paqartë ajo se çfarë po e shtynë sistemin e Apple që të bllokojë llogaritë e njerëzve, por kur kjo po u ndodhë përdoruesve, atyre po u kërkojnë që të ‘resetojnë’ fjalëkalimin.

Përdoruesit mund ta vërejnë nëse ata janë të prekur nga kjo thjesht duke hyrë në Settings, pasi sistemi operativ iOS do t’i njoftojë ata që disa cilësime të “Apple ID” duhet të përditësohen, transmeton Koha.net.

Për shkak të kësaj anomalie, përdoruesit gjithashtu humbin qasjen në iMessage, iCloud e Apple Music nëse nuk verifikojnë identitetin e tyre.

Disa përdorues pasi të hynë në Settings e të rishkruajnë fjalëkalimin “Apple ID” do t’u zhbllokohet, ndërsa atyre të cilëve kjo nuk ju funksionon, duhet të ndërrojnë fjalëkalimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...