Investitorët gjermanë: Ja arsyet pse nuk vijmë në Shqipëri

E Enjte, 31 Janar 2019 22:08

Korrupsioni në nivele të larta, sistemi i drejtësisë që nuk krijon garanci për investime dhe infrastruktura e dobët, janë faktorët kryesorë që trembin investitorët europianë të bëjnë biznes në Shqipëri.

Deklarata vjen si konkluzion i një vizite dyditore në Tiranë të përfaqësuesve të biznesit nga Gjermania dhe vendet nordike.

Eksperti gjerman Martin Henze, deklaroi se investimet e qeverisë duhet të fokusohen në ngritjen e infrastrukturës së nevojshme, veçanërisht për sektorët me interes strategjik si logjistika dhe transporti i mallrave.

Sipas ekspertit gjerman, rritja ekonomike në Shqipëri nuk është faktike dhe e kanalizuar në drejtimet e duhura, diçka që duket qartë nga niveli i varfërisë dhe largimet masive të shqiptarëve.

Sipas tij duhet një vëmendje më e madhe për arsimin, sipas kërkesave të tregut. Sa i takon temës së PPP-ve, ekspertët deklaruan se kompanitë e huaja nuk afrohen pasi nuk u është ofruar një mundësi nga qeveria.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...