Kush është menaxheri i VIP-ave që u ekzekutua në Tiranë, i akuzuar për vrasjen e babait

Hënë, 18 Mars 2019 23:08

Mbrëmjen e sotme një person është vrarë me armë zjarri pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa viktima është identifikuar si Jurgen Kurti.

Po kush është i riu Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave në Tiranë

3 vite më parë Kurti u përfshi në vrasjen e babait të tij, ndërsa ishte daja i tij ai që pranoi krimin dhe 23 vjeçari u la i lirë.

Ndërsa një rast tjetër ku emri i tij lidhet me botën e krimit është ai i dhunimit të një tregtari në Durrës, i cili më pas mbeti i vdekur.

Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie.

Por pas verifikimit të pamjeve filmike e provave në vendin e ngjarjes rezultoi se vrasja është realizuar nga dy vëllezërit Ekonomi për motive të dobëta, ndërkohë që dhëndri i njërit prej vëllezërve, Jurgen Kurti nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë, kështu që u lirua.

Ndërsa sot ai gjeti vdekjen me dy plumba.

Çfarë deklaron policia e Tiranës

Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...