Shqipëria kryeson rajonin për punësimin në të zezë, sa u shtuan në vitin 2018

E mërkurë, 20 Mars 2019 08:07

Në Shqipëri rreth 37 për qind e të punësuarve janë në të zezë. Banka Botërore në bashkëpunim me nismën e Vienës në raportin e 2019 për trendet e punësimit në Ballkanin Perëndimor vuri në dukje se vitet e fundit, numri i përgjithshëm i punonjësve informal është rritur, veçanërisht në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën ndërmjet tremujorit të dytë të 2017 dhe tremujorit të dytë të vitit 2018, numri i të punësuarve informalë u rrit me 10,600 persona në Shqipëri dhe 12,800 persona në Maqedoninë Veriore, ndërsa numri i punonjësve në të zezë ra me 30,000 në Serbi.

Megjithatë, pjesa e punësimit informal në punësimin e përgjithshëm mbeti pothuajse i pandryshuar.

Modele të tilla në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore rezultojnë për shkak se, rritja totale e punësimit ishte më e lartë se rritja e punësimit informal.

Në afat të mesëm, përmirësim i dukshëm ka ndodhur në Shqipëri, veçanërisht që nga fillimi i fushatës kundër informalitetit në shtator 2015, ku pjesa e punësimit informal u tkurr nga 50 për qind me 2014 në 36 për qind në tremujorin e dytë të 2018.

Por megjithatë raporti thekson se, në punësimi informal në Shqipëri qëndron në nivelet më të larta në Rajon.

Në Shqipëri 1 në 3 persona është duke punuar në të zezë në raport me 1 në 5 persona të Maqedoninë Veriore dhe në Serbi.

Vetëpunësimi vazhdon të jetë lloji mbizotërues i punësimit informal, ndërsa nuk paguhet puna familjare.

Raporti evidenton se pothuajse gjysma e atyre që punojnë në të zezë janë të vetëpunësuar.

Puna në të zezë ka pasoja të prekshme në kohë. Raportimi jo i plotë (ose nën-raportimi) i kontributeve të sigurimeve shoqërore sot nënkupton relativisht mbulim të ulët ose përjashtim nga pensionet.

Vetëpunësimi informal dhe puna familjare e papaguar janë më të përhapura në sektorin e bujqësisë, shkruan ‘monitor’.

Informacioni i disponueshëm për Maqedoninë Veriore dhe Serbinë sugjeron që pjesa e punës së zezë në bujqësi ka qenë në rënie në të dy vendet gjatë periudhës 2010-2017, ndërsa vetëpunësimi u bë më i rëndësishëm.

Niveli i lartë i informalitetit të punës familjare në bujqësi shpesh nuk është një zgjedhje vullnetare, por nga mungesa e produktivitetit në këtë sektor.

Rrjedhimisht, puna familjare në bujqësi vazhdon të mbetet e padeklaruar, duke lënë punonjësit e pambrojtur të këtij sektori në rrezik të madh për rënie në varfëri.

aaa-5.png

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...