Banka e Shqipërisë kërkon të ulet përdorimi i euros, qeveria nuk merr asnjë masë

Premte, 09 August 2019 09:02

Një nismë e Bankës së Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në ekonominë shqiptare duket se nuk ka pasur ecuri të mbarë, për shkak se qeveria nuk ka marrë masa për kufizimin e euros në ekonominë reale.

Banka e Shqipërisë, në një analizë të posaçme për ecurinë e deeuroizimit në gjashtëmujorin e parë vuri në dukje se, edhe pse përdorimi i euros në sistemin bankar (depozita, kredi) u ul lehtë për shkak të ndryshimeve strukturore të konstatuara në gjashtëmujorin e fundit, sistemi financiar shqiptar vijon të paraqesë nivele të larta të euroizimit, të cilat reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë shqiptare.

Në stokun e kredive të sektorit bankar mbizotërojnë kreditë në valutë, megjithatë pesha e tyre ka rënë në gjysmën e parë të vitit 2019. Vlera e regjistruar në fund të qershorit 2019 është 3.0 pp më e ulët krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, si dhe 3.6 pp më pak se një vit më parë.

Ecuria është ndikuar ndjeshëm nga ndryshimet strukturore në sistemin bankar.

Depozitat në valutë shënuan nivelin 51.6% ndaj totalit të depozitave të klientëve në fund të gjashtëmujorit të parë 2019, krahasuar me 53.6% që ishin në fund të dhjetorit 2018 dhe 53.2% një vit më parë. Gjatë këtij gjashtëmujori u vu re një rënie e konsiderueshme prej 2 pikë përqindje (pp) dhe një rënie me 1.6 pp krahasuar me një vit më parë, ndikuar kryesisht nga thyerja strukturore.

Banka e Shqipërisë shprehet se në këto në këto kushte, marrja e masave për të kontrolluar dhe për të ulur këto nivele, në mënyrë graduale, edhe në sektorin real të ekonomisë, mbetet e nevojshme. Për këtë arsye, mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit, Banka e Shqipërisë fton edhe palët e tjera nënshkruese të vijojnë aplikimin e masave për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin respektivisht, me qëllim nxitjen e përdorimit më të gjerë të monedhës vendase në ekonominë shqiptare.

Bazuar në ecurinë e treguesve të përzgjedhur, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, vërehet një ulje e përdorimit të valutës në sektorin bankar. Sidoqoftë, në këtë ecuri ka dhënë ndikim të rëndësishëm transformimi në filial i degës së një banke jashtë vendit, duke i ndryshuar të dhënat, kryesisht për aktivitetet në valutë, në mënyrë strukturore. Në këto kushte, vijon të jetë e parakohshme dhënia e një vlerësimi të plotë për ndikimin e masave të deeuroizimit dhe rishikimi i rregullt i tyre mbetet i rëndësishëm, analizon Banka e Shqipërisë./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...