ja si parashikohet moti për sot e ditët e mbetura të shtatorit

Tuesday, 24 September 2019 08:18

Pas rrebesheve dhe shtrëngatave të shiut gjatë natës, moti do të vijë duke u përmirësuar ditën e sotme. “Meteoalb” njofton se në orët e pasdites së sotme do të ketë kthjellime graduale të motit. Ndërkohë, e mërkura do të vijojë me kthjellime për t’iu lënë sërish vendin reshjeve të shiut ditën e enjte.

“MOTI në vijim: reshje me intensitet mesatar priten për orët vijuese në pjesën më të madhe të vendit, veçojmë këtu zonat Shkodër, Lezhe, Rrëshen, Burrel, Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan ku reshjet do të jenë shumë shpesh në formë rrebeshi. Kjo situatë, deri në orët e mëngjesit do të mbetet me rrebeshe dhe ndalime të reshjeve, kryesisht në Qendër dhe Veriperëndim. Vetëm nesër paradite parashikohet qetësim i situatës në zonat perëndimore dhe qendrore pasi reshjet zhvendosen drejt zonave lindore (por shumë më të pakta).

Orët e pasdites së nesërme sjellin kthjellim gradual të motit në Perëndim dhe më pas edhe në zonat malore. E mërkura vijon e kthjellët dhe e freskët ndërsa e enjtja ri-sjell reshje në Veri dhe shumë pak në zonat qendrore. Me një parashikim të përgjithshëm, nga e premtja deri në fund të muajit shtator, moti në Shqipëri do të paraqitet me kthjellime si dhe pritet rritje graduale e temperaturave të mesditës”, njofton “Metealb”.

(d.ç./BalkanWeb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...