VOA: “Doing Business”, Shqipëria e Kosova në rënie

E Enjte, 24 October 2019 20:07

Banka Botërore publikoi sot raportin e saj “Doing Business 2020”, “Të bërit biznes”, ku si Shqipëria, ashtu dhe Kosova kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Shqipëria, lë pas vetëm Bosnjën nga vendet e rajonit, duke u renditur e 82-ta mes 190 shteteve të marra në analizë. Shqipëria ka humbur 19 vende, krahasuar me pozicionin që kishte vitin e kaluar. Nga 10 treguesit që merren në shqyrtim, vendi ka shënuar rënie në 9 prej tyre, duke u renditur në pozicionin e 166-të për lejet e ndërtimit, apo në vendin e 123-të për pagesën e taksave. Banka vërejti përmirësim vetëm në besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

Kosova nga ana e saj, ndodhet në një pozicion ndjeshëm më të mirë se Shqipëria, por krahasuar me vitin e kaluar dhe ajo ka zbritur 13 shkallë në renditje, duke qenë e 57-a në nivel global. Kosova megjithatë, është mes ekonomive të mbarë botës që ka pasur disa përmirësime në reformat e të bërit biznes, duke shënuar përparim në fushën e lejeve të ndërtimit, furnizimit me energji, mbrojtjen e investitorëve të vegjël si dhe zbatimin e kontratave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...