“E kishte kthyer shtëpinë në bordello”, dëshmia e burrit që masakroi gruan me thikë: I kërkova që…

Hënë, 03 February 2020 10:22

LEONIDHA MUSAJ/ Zbardhet deshmia e burrit qe vrau gruan me thike, krim makaber qe ndodhi ne sy te tre femijeve te vegjel te ciftit.

Bashkëshorti e qëlloi për vdekje me thikën e bukës nënën e tre fëmijëve të tij, Manjola Cuku, dhe më pas u arratis për rreth 16 orë në drejtim të paditu

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:55, në banesën e familjes Cuku, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.

Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, Lulëzim Cuku ka qëlluar tri herë me thikë bashkëshorten e tij, e cila ka ndërruar jetë në vend. Burimet nga grupi hetimor bënë të ditur për gazetën “Panorama” se ngjarja ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të vegjël, të cilët ndodheshin në dhomën e gjumit, por janë zgjuar nga debati që ishte ndezur mes prindërve të tyre.

Kanë qenë fqinjët ata që lajmëruan Policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, por gjeti vetëm viktimën, pasi 45-vjeçari ishte larguar me automjetin e tij në drejtim të paditur.

DESHMIA 

“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijët e mi ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. Tentova disa herë të vetëvritesha, por nuk ia dola. Sherri i fundit ndodhi pasi prej kohësh kishim debate. Kisha dyshime se ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpinë tonë, ndërkohë që unë isha në Greqi. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda lloj-lloj njerëzish aty. I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi, më thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njerëz të panjohur në shtëpi. Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Mbrëmë (parmbrëmë) situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Nuk mendova se ka vdekur, pasi e lashë të shtrirë në tokë. Nga mediat e dëgjova që kishte ndërruar jetë. Më vjen shumë keq, sidomos për fëmijët që mbetën në mëshirë të fatit”, ka deklaruar për hetuesit e Policisë 45-vjeçari.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...