Ja momenti kur Europa dhe NASA nisin raketën për në Diell...

Hënë, 10 February 2020 10:01

Ky është momenti kur Europa dhe NASA nisën në hapësirë anijen ‘Solar Orbiter’. Misioni i saj i paprecedentë është që të sjellë pamje nga polet e Diellit.

“U nisëm për në Diell. Para Solar Orbiter,’ tha Cesar Garcia Marirrodriga, menaxher i projektit për Agjencinë Hapësinore Europiane. “Është moment fantastik, ne jemi të pandalshëm”.

Anija kozmike me vlerë 1.5 miliardë dollarë do i bashkohet sondës amerikane Solar Parker, me qëllim që të sjellin pamje sa më afër Diellit. Synimi do jetë zbulimi i sekreteve të tij. Rreth 1 mijë shkencëtarë dhe inxhinierë janë angazhuar në këtë mision. Solar Orbiter peshon 1800 kg dhe është e mbushur me kamera dhe sensorë. Ajo do sjellë pamjet e para nga afër Diellit vetëm në vitin 2022.

Shkencëtarët duan të gjejnë një përgjigje për pyetjen se si krijohet helisofera e Diellit- kjo flluskë e madhe mbrojtëse që rrethon sistemin tonë diellor- dhe përse kjo flluskë ndryshon me kalimin e kohës.

Dielli hedh herë pas here miliona ton materie, duke shkaktuar probleme edhe në Tokë. Këto stuhi sjellin probleme te satelitët në hapësirë dhe ndërhyjnë te komunikimet në radio. Me raste, ato mund të shkaktojnë probleme edhe në rrjetin elektrik. Studiuesit shpresojnë se duke marrë njohuri nga Solar Orbiter, të përmirësojnë modelet për të parashikuar shpërthimet më të këqija.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...