Tragjedia në Bulqizë, mjeku: Dritaret e banesës ishin hapur, dyshohet se vdiqën nga....

Premte, 14 February 2020 15:20

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

mjeku i zonës thotë se vdekja e nënës dhe dy fëmijëve të saj, nuk ka ndodhur nga bombula e gazit.

Mjeku i zonës: Bombola e gazit ka qenë jashtë banesës, dritaret e banesës kanë qenë të hapur. Dyshohet se personat janë helmuar nga ushqimi. Do të kryhen hetime më të thelluara për ngjarjen

Po ashtu burime bëjnë me dije se kryefamiljari Ylber Tola ndodhet në shtetin grek, për arsye emigrimi.

Fillimisht u raportua se vdekja e tre pjestarëve të familjes dhe plagosjes së vajzës tjetër kishte ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, por mejku i zonës deklaroi se dritaret e banesës kishin qenë të hapura.

Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë që i mori jetën dy fëmijëve dhe nënës së tyre.

Policia ka dhënë vetëm moshën e nënës, e cila është 40 vjeç.

Burime bëjnë me dije se vajza që ka vdekur ka qenë 17-vjeç, djali 13 vjeç, ndërkohë që vajza që ka mbetur e plagosur është vetëm 8 vjeç.

Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Modifikuar më Premte, 14 February 2020 15:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...