Furnizonin me kokainë të pasurit italianë, arrestohen trafikantët shqiptarë

Premte, 08 May 2020 11:12

Autoritetet policore të Italisë kanë finalizuar me sukses operacionin e quajtur Doktori, që ka cuar në shkaterrimin e një bande të trafikut të drogës, që drejtohej nga shqiptarët.
Prokuroria e Xhenovës kanë nisur në vitin 2017 hetimet në lidhje me këtë bandë, në bashkëpunim me Antimafien italiane dhe Departamentin e Antidrogës. Në pranga kanë përfunduar gjithsej 7 persona, mes të cilëve edhe një femër, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Hetimet zbuluan se në krye të bandës së trafikut qëndron shqiptari Florian Zeqiri, me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga së bashku me dy shqiptarët e tjerë Armando Ahmeti e Enkelejd Kapaj. Të arrestuar përfunduan edhe dy italianët me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga sëbashku me dy shqiptarët e tjerë Armando Ahmeti e Enkelejd Kapaj. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim policor.
Autoritetet italiane informojnë se një prej shqiptarëve nën urdhër arrest është dëbuar më parë nga territori italian pas kryerjes së një dënimi penal për akuza të ngjashme që kanë të bëjnë me trafikun e lëndëve narkotike. Hetimet nisën pasi në një banesë të një mjeku autoritetet gjetën drogë, që dyshohet se ai e përdorte për përdorim vetjak.

Përgjimet e mëvonshme telefnike zbuluan se “koka” e trafikut të drogës ishte Florian Zeqiri. Autoritetet kanë dokumentuar së paku 150 raste të trafikut të drogës në zona të shtrenjta, ku kryesisht banojnë të pasur italianë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...