Sa është shkalla e vdekshmërisë si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. Vetëm dy javët e fundit, 42 humbje jete

Premte, 17 July 2020 09:32

Vetëm përgjatë 16 ditëve të para të këtij muaji, në vendin tonë janë regjistruar 42 humbje jete si pasojë e COVID-19.ambulanca-infektivi-koronavirus2

Ndërkohë, referuar të dhënave zyrtare, nga raporti ndërmjet të infektuarve dhe rasteve fatale që nga fillimi i pandemisë deri më tani, shkalla e vdekshmërisë në vendin tonë është 2.7 për qind.
RASTET FATALE

Dje kanë humbur betejën me sëmundjen edhe 3 pacientë të tjerë, një prej të cilëve, siç ka bërë me dije edhe Ministria e Shëndetësisë, pa sëmundje bashkëshoqëruese.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19. Situata paraqitet serioze në Spitalin Infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44- vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit.

Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64- vjeçar nga Tirana dhe një 65- vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Marjeta Dervishi. E rënduar paraqitet situata edhe në spital, ku aktualisht gjenden të shtruar 102 pacientë në dy spitalet COVID.

“Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid 2, aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, po trajtohen 102 pacientë: 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar”, shtoi më tej Dervishi.

RASTET E REJA

Lidhur me rastet ditore, dje janë konfirmuar 99 persona pozitivë, pjesa më e madhe e të cilëve në Tiranë. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnjë, Përrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec. Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë, aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Në kuadër të masave anti-Covid, Parlamenti miratoi dje edhe aktin normativ, sipas të cilit mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura nuk është më një zgjedhje, por detyrim.

“Nëpërmjet aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jomjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID-19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jopublike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermarketet, tregjet dhe njësitë e shërbimit”, tha Manastirliu, e cila bëri me dije po ashtu se do të përballen me gjobë 2 mijë lekë ata individë që do të refuzojnë mbajtjen e maskës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...