U ekzekutua dje pas 5 orësh rezistencë. Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Premte, 25 September 2020 10:37

 

Të tjera detaje mësohen për 71-vjeçarin e ekzekutuar dje nga policia në Elbasan, Lefter Zhidru.

Zhidru me origjinë nga Xarra e Sarandës mësohet se ka punuar si zetorist dhe në vitet 90 iku në Rumani dhe në vazhdim ngriti një biznes ambulant të furnizimit me pulla dhe fitila gomisteritë.

 

Ata që e njohin thonë që ishte njeri i çuditshëm, por i qetë, megjithëse të tjerë e cilësojnë dhe si problematik.

Burimet thonë se Zhidru është marrë me tregti lëndësh shpërthyese dhe fishekësh dhe kjo shpjegon faktin se dje pas ekzekutimit të tij policia i gjeti në banesë lëndë plasëse.

Po ashtu besohet se ai ka pasur lidhje me bandat në Elbasan Vlorë dhe Sarandë, e po ashtu ka lidhje të forta në Rumani dhe Bullgari.

Kujtojmë se Zhidru u vra pas 5 orësh rezistencë duke mos iu bindur thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim ai është vrarë pas përplasjeve me armë.

Pak para se të vritej ai kishte nisur të qëllonte mbi forcat RENEA, dhe nuk i bindej thirrjeve për dorëzim, duke qëlluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në fund policia arriti të hapte derën me shpërthim.

Forcat RENEA e vranë 71-vjeçarin Lefter Zhidri sepse ai qëlloi për të vrarë policët. Plumbat e kallashnikovit goditen mburojën antiplumb të policisë që u afrua, siç duket nga fotoja më poshtë. Pasi plumbat goditën policët u dha urdhri për ta ekzekutuar 71-vjeçarin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...