Tronditet sërish “Shefqet Ndroqi”, pacienti me Covid hidhet nga kati i katërt, viktima e tretë

Diel, 01 November 2020 08:58

 

Nuk ndalen fatkeqësitë te spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi” i njohur edhe si Senatoriumi.

Një pacient 52 vjeçar nga Tropoja i cili kurohej për Covid 19 prej disa ditësh është vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit, duke gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm.

“Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi Preng Gjonaj, 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën”.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

52 vjeçari, Preng Gjonaj, është viktima e tretë në radhë që humb jetën në këtë spital duke u hedhur nga ndërtesa.

Me 2 shtator në mbrëmje Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, 65 vjeç u vetëhodh nga spitali duke gjetur vdekjen.Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.

Ndërkohë me 13 gusht, një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh gjithashtu nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

29-vjeçari kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor. Në celularin e tij u gjet një sms që u kishte derguar familjarëve ku u thoshte se kishte vendosur ti jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij.Në fund të sms thuhej: Takohemi në botën tjetër!

Sipas mjekëve, Covid-19 shkakton haluçinacione te pacientët për shkak të nivelit të ulet të oksigjenit në tru, çka mund të çojë në akte vetëvrasjeje

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...