Koronavirusi në Shqipëri/ 94 viktima në 11 ditët e para të Nëntorit

E Enjte, 12 November 2020 09:47

11 ditët e para të muajit nëntor kanë qenë të zeza sa i përket infektimeve të reja me Covid-19, por mbi të gjitha për humbjet e jetëve.

Sipas një përllogaritjeje të Ora News, nga data 1 deri më 11 nëntor, 94 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Koronavirusin, një shifër që nuk regjistrohej që prej nisjes së pandemisë.

Siç shihet edhe në grafikun e mëposhtëm, në javët e fundit, rastet e reja të infektimeve dhe ai i vdekjeve ka pësuar një rritje të madhe, gjë që ishte paralajmëruar më herët edhe për shkak të ardhjes së sezonit vjeshtë-dimër.
SITUATA NË SPITALET COVID

Një tjetër fakt që tregon situatën e rënduar në vend është edhe numri i shtrimeve në spitalet Covid, 363 pacientë. Nga këta, 18 në terapi intensive, dhe 5 të intubuar.

Sipas asaj që kanë publikuar mediat ditët e fundit, përfshirë edhe akuzat e familjarëve të të prekurve, pacientët duhet të presin me orë të tëra në auto-ambulanca në pritje të lirimit të shtretërve dhe më pas lihen edhe korridereve.

ABUZIMI ME ÇMIMIN E ILAÇEVE

Situata pandemike ka sjellë rritjen e çmimit të barnave dhe paisjeve mjekësore që shërbejnë për kurimin e koronavirusit. Qytetarët janë ankuar për kostot relativisht të larta, ndërsa nga ana tjetër farmacistët e kanë arsyetuar këtë me mungesat e tregut.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi do të raportonte pak ditë më parë se ka pasur denoncime të shumta për koston e lartë që ka trajtimi gjatë gjithë periudhës kur një person kalon Covid-19.

Qytetarët thonë se e kanë gati të pamundur që të kurohen dhe të marrin të gjitha medikamentet dhe shërbimet e nevojshme.

Farmacistët në Tiranë tregojnë për Ora News se ka pasur një mungesë në treg për termometër apo oksimetër dhe se çmimi i tyre ka ndryshuar.

Oksimetri varion nga 29 mijë lekë të vjetra deri në 56 mijë lekë të vjetra.

Shqetësim është edhe mungesa e termometrave të thjeshtë, të cilët edhe kur i gjen janë me çmim të katër ose pesëfishuar.

Farmacistët tregojnë se këto produkte i marrin me çmime më të larta që në depo, pra që në pikat e shpërndarjes.

AKUZAT E OPOZITËS

Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ajo ka kërkuar rritje të numrit të testimeve, gjurmim dhe izolim të rasteve. Sipas opozitës, duhet rritur kapaciteti spitalor për të pritur të infektuarit, madje duke kërkuar vënien në funksion edhe të spitaleve Rajonale.

Një tjetër akuzë e opozitës është edhe pagesat që qeveria po u bën oligarkëve në një kohë, kur sipas saj, duhet të shkonin për shëndetësinë, qytetarët që kanë humbur vendin e punës dhe për të rimbursuar ilaçet anti-Covid.

PLANI 5 PIKËSH I PD

1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:

a) Rritur numrin e testimeve për COVID-19 në 2500 testime në ditë.

b) Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19.

c) Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.

d) Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

 

2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurt: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurt, duke:

3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:

a) Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.

b) Krijimi i një fondi të punësimi për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar çdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhë prej 6-muajsh.

c) Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.

d) Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të rinj në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:

a) Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% i qirasë për ambientet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës.

b) Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative, për të hapur urgjentisht Covid 3 dhe për të bërë gati dhe spitalet rajonale të qyteteve të mëdha të përballen me të infektuarit me Covid-19. Dhe mbajtjen e premtimit për bonus 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

JUSTIFIKIMI I RAMËS

Kryeministri Edi Rama, sa herë është akuzuar nga opozita për keqmenaxhim të pandemisë në vend, është përgjigjur me sulme personale ndaj krerëve të saj, duke mos kursyer as presidentin e Republikës.

Sipas tij, opozita thjesht po përhap panik tek qytetarët.

Rama: Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!

Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…

“ORË POLICORE” NGA 11 NËNTORI

Hyri dje në fuqi ora policore e vendosur tre ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me qëllimi ndalimin e përhapjes së infektimeve me Covid-19 në vendin tonë.

Duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme e deri në 06:00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune apo emergjencave shëndetësore.

Për shkelësit do të ketë gjobë 10,000 lekë të rinj, ndërsa për përsëritësit gjoba rritet madje duke rrezikuar edhe burgun.

SHIFRAT TOTALE TË COVID-19 NË SHQIPËRI

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 25,801 raste infektimesh nga të cilët 12718 ende aktivë. Tirana dhe Durrësi janë qarqet me numrin më të të lartë të të prekurve: 6229 dhe 1094.

12493 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin, ndërsa në total janë kryer 141,789 teste.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...