Vrasja e të riut nga policia, xhaxhai: Kishte dy hurma në dorë, çfarë armësh more zotëri… Kërkojmë….

Tuesday, 08 December 2020 10:07

 

Xhaxhai i Klodjan Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga policia natën e kaluar 100 metër larg banesës në rrethana ende të pasqaruara, mohon që nipi i tij të ketë pasur armë me vete. Në një prononcim për mediat, ai tha se nipi kishte pasur dy hurma në dorë dhe kishte dalë të pinte një kafe. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes nga shteti, por apeli i tij ka qenë dhe për gazetarët.

“Ka dalë me pi një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Kur na thanë ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, gjatë ditës ka qenë duke punuar. Çfarë armësh more zotëri. Baba i vet ka qenë duke fjetur. Na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin

Dhe në emër të vëllait kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Vëllai më ka garantuar që djali nuk ka pasur absolutisht asgjë me vete. Se si ka ndodhur, se çfarë është bërë nuk dimë. Besimin tek ju dhe nga shteti. Apeli për policinë të na e zbardhë deri në fund sido që të jetë puna. Kërkojmë dhe nga ju që të na e zbardhni këtë punë”, deklaroi xhaxhai i viktimës Hasan Rasha

Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:45.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...