Misteri i armës në vendngjarje dhe dëshmia e dyshimtë e policit për vrasjen e Klodian Rashës

E mërkurë, 16 December 2020 16:13

Ndryshe nga ajo çfarë thotë Prokuroria e Tiranës në një deklaratë për media të dhënë ditën e djeshme se ndaj viktimës nuk është ushtruar dhunë, kolegu i policit Nevaldo Hajdëraj ka deklaruar se mes dy palëve ka pasur përleshje.

Efektivi me inicialet E. Gj. ka treguar para grupit hetimor veprimet e kryera orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur edhe u qëllua për vdekje Klodian Rasha nga kolegu i tij. Edhe pse E. Gj. thotë në deklarimet e tij se ndaj policit dhe viktimës ka pasur një përleshje fizike, organi i akuzës del me një tjetër version hetimor.

Në këtë situatë, kemi të bëjmë me dy deklarime të ndryshme, atë të kolegut të Nevaldo Hajdërajt dhe Prokurorisë. Por kush ka të drejtë në këtë rast? Nëse deklarata e policit E. Gj. bie ndesh me hetimet e bëra nga prokuroria, atëherë punonjësi i Policisë duhet të mbajë përgjegjësi penale, minimalisht për deklarim të rremë.

“Kam parë kolegun tim Nevaldo Hajdaraj, i cili po vinte në drejtim të këtij personi dhe përpara dyqan ‘Pit Shop’ (pjesë këmbimi) është përplasur me atë fizikisht. Gjatë përleshjes së tyre unë kam qenë rreth 100 metra larg. Përplasja mes tyre ndodhi brenda pak sekondash dhe në një moment kam parë kolegun Nevaldo të shtrirë në tokë dhe në këtë moment kam dëgjuar dy të shtëna me arme zjarri. Jam afruar menjëherë drejt kolegut, të cilin pasi e pyeta nëse ishte mirë, e kam ndihmuar të ngrihej dhe së bashku jemi afruar te personi, i cili ishte i shtrirë dhe rënkoi.

Për shkak të errësirës nuk dalluam shenja gjaku, por fillimisht dyshuam mos ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë. Menjëherë kam njoftuar sallën operative dhe kam kërkuar njoftimin e një ambulance. Në vendngjarje ka mbërritur shumë shpejt një patrullë e Komisariatit të Policisë Nr. 2, disa efektivë të forcës së posaçme ‘Shqiponja’ dhe pas tyre ambulanca. Ambulanca mori personin e dëmtuar dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, ndërsa unë së bashku me kolegun me urdhër të eprorëve erdhëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”, thuhet në dëshminë e policit me inicialet E. Gj., dhënë para grupit hetimor.

Po ashtu, kolegu i Nevaldos ka treguar para grupit hetimor edhe momentin kur i janë vënë në ndjekje viktimës Klodian Rasha, dhe veprimet që ka bërë ky i fundit ndaj tyre.

“Personi është futur te një rrugicë përballë, midis ‘Albanian Corier’ dhe ‘Alb Skela’ dhe ka vazhduar të vrapojë drejt rrugës ‘Theodor Ippen’. Duke parë këtë lëvizje, unë nuk kam vrapuar në drejtim të tyre, por kam mbyllur automjetin e Policisë dhe i kam dalë përpara në rrugicën dalëse, pranë ‘Bar Kafe O…’. Në fund të kësaj rrugice, në distancë prej 100 metrash larg meje kam konstatuar sërish personin dhe në këtë moment kam vrapuar drejt tij. Gjatë ndjekjes, kur ndodheshim pranë lokal V… ky person më ka folur duke më thënë: “Largohu se të vrava. Do të q… robt” dhe në këtë moment kam dëgjuar një zhurmë të njëjtë si ajo e mbushjes së armës, por për shkak të errësirës nuk kam parë sendet që ai kishte në dorë apo lëvizjet konkrete të tij”, ka deklaruar E. Gj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...