Autoblinda e ambulanca, pamje nga masakra me 4 të vrarë në Velipojë

Diel, 27 June 2021 08:07

 

 

Plazhi i Velipojës u trondit nga një ngjarje e rëndë që u shënua 30 minuta pas mesnatës së të shtunës.

Katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua në orën 00:30 minuta të 27 qershorit 2021 përpara hotel

 

"Shkak i konfliktit me armë ishte ndarja e pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët" deklaroi drejtori i policise se Shkodres, Niko Brahimaj ne nje prononcim për median pranë vendit të krimit dy orë pas masakrës.

 

Mes viktimave janë dy vëllezër, babai i Arjan Ferracakut i vrarë në 2018 dhe një 20 vjeçar. Ndërsa mbetën të plagosur vellai i Kujtim Verracakut dhe një adoleshent të cilët sipas policisë dyshohet se janë autorë të konfliktit me armë.

Kush janë viktimat

Kujtim Verracaku (Ferracaku), babai i Arjan Ferracakut, 59 vjeç
Myzerim Zeneli, 20 vjeç punetori qe merrej me shezllonet
Edmond Gocaj, 38 vjeç
Xhovani Gocaj 25 vjeç
Gocajt janë vellezer pronarë të hotelit Gocaj para të cilit ndodhi masakra

Te plagosur kane mbetur
Elmidin Dyli 17 vjeç
Hasan Verracaku 54 vjeç

Kush eshte Kujtim Ferracaku?
Kujtim Ferracaku, një prej viktimave që mbetën të vrarë sot në Velipojë është babai i Arjan Ferracakut i cili mbeti i vrarë 1 shtator 2018, rreth orës 13.50 teksa po kalëronte një kalë me dy miqtë e tij. Vrasja e tij ka mbetur ende e pazbardhur.

Pse ndodhi masakra sot?
"Për shkak të një konflikti me armë të çastit për motive të dobëta, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët, kanë mbetur të vrarë Myzerim Zeneli,Kujtim Verracaku (Ferracaku) Edmond Gocaj Xhovani Gocaj " informoi drejtori i policise se Shkodres Niko Brahimaj ne nje prononcim per median.

Ora 04:00 Policia shperndan njoftimin ku informon se dy te plagosurit dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur te ndodhur ne në Pulaj Plazh, Velipojë.

 

 

Veliu niset drejt Velipojes
Vetë drejtori i Policisë së shtetit, Ardi Veliu është nisur drejt plazhit të Velipojës në Shkodër ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Informon nga vendi i ngjarjes gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.

Dhjetra furgonë policie ndodhen në Velipojë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...