NDAHET NGA JETA SHKRIMTARJA DHE GAZETARJA VERA ISAKU

E Enjte, 22 July 2021 20:21

 

U nda nga jeta pas një semundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66 vjecare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme , Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letersi në Universitetin e Tiranes. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë. Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut perfshijnë një numur të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo eshte autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.

Në permbushje të deshirës së saj ceremonia e percjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...