Vendi ynë vijonë të jetë në ndikimin e valës së nxehtë e cila po ndodhet në territor prej disa ditësh, duke sjell temperatura ekstremisht të larta në të dy vlerat ekstremale ditore.
Deri në orët e mesditë parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë Shqipërin. POR pas mesdite pritet të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat malore dhe të ulëta.
Ndërsa pjesa me e madhe e vijës bregdetare do të MBETET me kthjellime dhe në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në det dallgëzim 2 - 3 ballë.