“Vdiq një muxhahedin”/ Policia përplaset në kampin e MEK! Lëshohen 70 urdhër-arreste!

Tuesday, 20 June 2023 13:27

 

Burimet mediatike thanë se po ushtrohen kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj. Operacioni drejtohet nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Fillimisht zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit e ka plagosur 36 të tjerë. Por policia shqiptare thotë se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.

 

Çfarë njofton policia për aksionin në MEK?

Përmes një njoftimi për shtyp policia e shtetit informoi se kontrollet bëhen në kuadër të një plani operacional në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

 
“Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës”, njofton policia.


Janë zbardhur detaje të reja nga kontrolli i ushtruar ditën e sotme nga policia brenda kampit MEK në Manzë, në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike. Zëdhënësi i MEK, pretendon se ka mbetur i vrarë një iranian dhe janë plagosur disa të tjerë gjatë përplasjes me Policinë

“Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit,” thuhet në deklaratëne tyre.

Por policia shqiptare pretendon se lajmet e publikuar në media nuk janë të vërteta. Burimet mediatike bëjnë me dije se përplasja mes policisë ka ndodhur për shkak se iranianët nuk kanë pranuar të dorëzojnë kompjuterat dhe serverat.

Gjithashtu edhe avokati i njohur Genc Gjokutaj konfirmoi se policia ka vrarë një person brenda kampit dhe ka plagosur disa të tjerë.

  • “Janë vrarë 2 muxhahedin”/ Një tjetër banor i MEK akuza policisë shqiptare

 

Një tjetër dëshmi e rëndë vjen nga kampi MEK në Manz, ku sipas një tjetër banori janë vrarë dy persona.

‘Dy persona kanë humbur jeteën. Policia shqiptare ka vrarë 2 muxhahedin. Jo me armë zjarri por me sprite’, thotë banori për mediat. Këto pretendime të rënda pritet të vërtetohen ose të mohoen në vijim nga policia.

Banori: “Dy persona kanë humbur jetën. Policia shqiptare ka vrarë 2 muxhahedin. Jo me armë zjarri por me sprite. Këto veprime vetëm po ndihmojnë diktatorin e Iranit. Ne jemi për demokraci, ne jemi kundër diktatorit. Dy persona që human jetën ndodhen brenda në spitalin tonë. Garda Revolucionare po vret muxhahedin në Teheran, policia shqiptare po vret muxhahedin këtu në vendin tonë. Se përse nuk e di. Tani po shkoj në spitalin e kësaj qendre për të parë gjendjen shëndetësore të të plagosurve”

  • Muxhahedinët: Ja kush u vra brenda kampit të MEK, trupi është ende brenda

 

Pavarësisht mohimeve të Policisë, muxhahedinë vazhdojnë ende të pretendojnë se brenda në kamp ka mbetur një i vrarë dhe disa të plagosur në përplasjen gjatë rezistencës ndaj Policisë së Shtetit.

Në një prononcim për mediat, një prej banorëve iranianë të kampit, ka deklaruar se i vrarë ka mbetur Ali Musteshari. Po ashtu, ai tha dhe se policia shqiptare ka përdorur gaz lotsjellës kundër tyre.

“Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit. Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë. Disa janë të plagosur, një muxhahedin është vrarë.

Policia shqiptare vrau një muxhahedin. Ali Musteshari u vra në kafenenë tonë. Policia goditi një muxhahedin. Ata përdorën armë dhe gaz lotësjellës brenda në sallë. Është vrarë, është brenda. Asnjë paralajmërim për kontrollet. Ne jemi refugjatë. Nuk na tregon as leje, as urdhër. Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp. Sot është përvjetori i rezistencës iraniane. Ata në këtë ditë sulmuan”, tha një prej banorëve iranianë.

  • Probleme me frymëmarrje, disa të shtrirë marrin oksigjen, PAMJE nga brenda spitalit të muxhahedinëve në MEK

Brenda ambienteve të spitalit, i cili ndodhet në kampin e MEK, shihen disa persona të plagosur dhe e pranishme është edhe ambulanca.

Burime jo zyrtare nga SPAK konfirmojnë se urdhëri i kontrolleve është bërë në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste. Të njëjtat burime të cilat janë në azhornim me situatën në terren, thonë se ka patur përplasje por nuk konfirmohet ende për të plagosur dhe viktima deri në këtë moment. Por konfirmohet se bëhet fjalë një operacion që ka ardhur pas informacioneve të siguruara nga SPAK për qëllime terroriste, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes.


Pas aksionit të SPAK-ut në kampin e muxhahedinëve, forcat e policë janë duke u larguar nga kampi ndërsa janë duke u shoqëruar me protestë nga banorët ata.

Ata janë duke i shoqëruar në dalje me thirrje të shumta duke thënë se nuk janë terroristë dhe duke thirrur “turp, turp”.

Po ashtu i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare pse e kanë bërë këtë sjellje ndaj tyre, kur më parë ishin krenarë për ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...