Zef Deda përcillet me duartrokitje nga shtëpia e tij e dytë, teatri ‘Migjeni’, i biri: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm

Saturday, 25 November 2023 14:57

Fjalë zemre dedikuar babait të tij të ndjerë. Aktori i humorit, Julian Deda ka mbajtur një fjalim prekës kushtuar Zef Dedës, që u nda nga jeta dje pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Pasi vlerësoi rolin e tij si baba, por edhe si artist, Julian Deda kërkoi një duartrokitje të fundit për Zef Dedën nga vendi që për të ishte shtëpia e tij e dytë, teatri Migjeni në Shkodër. 

 

“Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjysh i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, e mbylli fjalën e tij Julian Deda.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...