×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nëse doni të merrni kredi, duhet ta dini patjetër këtë gjë

Diel, 29 Prill 2018 17:02

Në tre muajt e parë të vitit, standardet e kredisë si për qytetarët, edhe për biznesin, janë shtrënguar.

Pavarësisht se kërkesa për hua ka qenë e lartë, kushtet për të marrë kredi për shtëpi apo kredi konsumatore kanë qenë më të vështira.
Të dhënat jepen nga Banka e Shqipërisë në raportin e vrojtimit të aktivitet kreditues për 3 muajt e parë të 2018.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, theksohet se edhe për 3-mujorin e dytë e vitit kushtet e kredisë për shtëpi dhe konsum do të vazhdojnë të jenë të shtrënguara.

Bankat presin që për 3-mujorin e dytë të ketë rënie të aktivitetit kreditues, si dhe rritje të interesave si për huan në lekë dhe valutë.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2018, bankat presin shtrëngim të standardeve të kreditimit si për bizneset, ashtu edhe për individët. Në tremujorin e dytë të vitit 2018, bankat presin një ngadalësim të aktivitetit kreditues, si në monedhën vendase, ashtu edhe atë të huaj. Për të njëjtin tremujor, normat e interesit të kredisë priten më të larta, si në lekë, ashtu edhe në valutë”, thuhet në raportin e vrojtimit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, faktorët që kanë ndikuar në shtrëngimin e standardeve të kredisë dhënë për individë ishin: gjendja financiare e individëve, situata në tregun e pasurive të paluajtshme, si edhe kreditë me probleme.

Nga ana tjetër, niveli i likuiditetit, mjaftueshmëria e kapitalit të bankave dhe konkurrenca në sektorin bankar kanë vepruar në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit edhe për këtë tremujor. Kërkesa për kredi nga qytetarët, në tremujorin e parë të vitit 2018, është raportuar më e lartë, si për kredi për blerje banese, ashtu edhe për kredi konsumatore.

Kërkesa për kredi pritet të jetë në rritje edhe në tremujorin e ardhshëm. Sipas raportit të vrojtimit, faktorët me ndikim shtrëngues në standardet e kredisë për biznese ishin problemet specifike të sektorit, ku vepron biznesi, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike, kreditë me probleme, si edhe mjaftueshmëria e kapitalit. Ndërsa konkurrenca në tregun bankar rezultoi si faktori i vetëm me ndikim pozitiv në lehtësimin e standardeve të kredisë për bizneset gjatë këtij tremujori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...