Si u formua Kryqi i Kuq

Hënë, 29 October 2018 09:13

Gjashtëmbëdhjetë shtete dhe mbretëri evropiane më 29 tetor të vitit 1863, formojnë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.

Deri në mes të shekullit të 19-të, nuk kishte asnjë sistem të organizuar për kujdesin e viktimave të luftës ose të plagosurve në fushë-betejë.

Në qershor 1859, biznesmeni zviceran Henry Dunant udhëtoi për në Itali, në atë kohë e pushtuar nga Franca. Kur mbërriti në qytetin Solferino, ai pa nga afër pasojat e një beteje franko – austriake, ku në një ditë të vetme, rreth 40-mijë ushtarë në të dy anët u vranë ose u plagosën dhe trupat ishin lënë në fushë pa asnjë kujdes a ndihmë.

Henry Dunant braktisi plotësisht qëllimin origjinal të udhëtimit të tij dhe për disa ditë iu përkushtua organizimit të trajtimit dhe kujdesit për të plagosurit.

Kur u kthye në shtëpinë e tij në Gjenevë, ai vendosi të shkruajë një libër “Kujtesë e Solferinos” dhe u dërgoi kopje të librit figurave kryesore politike dhe ushtarake në të gjithë Evropën. Dhe, kështu u përhap ideja e krijimit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, që u themelua këtë ditë 155 vjet më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...