1946/Republika popullore me 101 gjyle

Premte, 11 Janar 2019 17:34
Faksimile e mbledhjes së Asamblesë, si dhe pamja ballore e sallës ku qëndron kryesia e saj dhe qeveria. Faksimile e mbledhjes së Asamblesë, si dhe pamja ballore e sallës ku qëndron kryesia e saj dhe qeveria.

Nga Kastriot Dervishi

Më 29 nëntor 1945 u shpall Republika Popullore Federative e Jugosllavisë. Më 2 dhjetor 1945 u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, në të cilat mori pjesë vetëm organizata e Frontit Demokratik. Asambleja Kushtetuese e përbërë nga 82 asamblistë çeli punimet më 10 janar 1946. Në ballinë ishte vendosur një stemë me shqiponjë e sipër saj një yll i kuq komunist. Në seancën e dytë të 11 janarit, mungonin tre asamblistë: Liri Gega, Naxhije Dume (të sëmura) dhe Kostandin Boshnjaku (pa leje). Punimet i drejtoi deputeti më i vjetër Petraq Popa. U lexua raporti i komisionit të mandateve nga Sami Baholli. Bëhet betimi i asamblistëve. Medar Shtylla propozoi kryesinë e Asamblesë, me 5 veta, e cila u pranua. Hysni Kapo dorëzoi në emër të deputetëve të Vlorës një mocion me shkrim, i cili pas një përshkrimi jo cilësor historik kërkonte shpalljen e Republikës Popullore të Shqipërisë. Mocionin e lexoi nënkryetari i Asamblesë Kushtetuese, Arif Gjyli. Rreth mocionit diskutoi i pari Koçi Xoxe dhe vijuan 7 asamblistë të tjerë. Të gjithë diskutuesit nuk flasin asgjë ligjore, por vetëm fjalë të përgjithshme pa lidhje me objektin. Mocioni vihet në votë dhe nën brohoritje miratohet. Nako Spiru propozon që të jetë festë kombëtare dita 11 janar. Votohet dhe pranohet. Hasan Pulo propozon të hidhen 101 të shtëna topi. Pranohet. (Gjenden gjylet dhe bëhen gati për shkrepje). Seanca vijon po atë ditë ora 15.00. Miratohet një deklaratë dhe qeveria jep dorëheqjen. Pas lufte, momenti i republikës së dytë, por popullore si modeli jugosllav, nuk ilustrohej me foto të sallës, por vetëm me një të jashtme. Kjo për faktin se shumë nga të pranishmit ishin deklaruar tradhtarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...