I njëjti vend në dy foto: Ceremonia e deputetëve në vitin 1924 dhe pamja sot

Diel, 20 Janar 2019 18:51
Sipër fotoja nga ceremonia e 21 janarit 1924 dhe poshtë i njëjti vend sot, ngjitur me qendrën "Toptani" Sipër fotoja nga ceremonia e 21 janarit 1924 dhe poshtë i njëjti vend sot, ngjitur me qendrën "Toptani"

Nga Kastriot Dervishi

Më 21 janar 1924 u çel Kuvendi Kushtetues i Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923. Meqë ishte organ prej së cilit do përcaktohej edhe forma e regjimit, mbretëri apo republikë, ditën e parë të çeljes së punimeve, në Tiranë u organizua një ceremoni festive. Për fat të keq, deri ditët tona kanë mbërritur fotot e ceremonisë së hapjes jashtë godinës, por asnjë brenda saj. Në atë kohë, punimet e Kuvendit zhvilloheshin në katin e dytë të shtëpisë së Zija Toptanit (Akademia e Shkencave sot).Në foton kryesore janë deputetët e Beratit me në krye deputetin Sami Vrioni. Rruga ku ato kalojnë është ajo përpara selisë së vjetër të Partisë Demokratike. Fotot tregojnë të njëjtin vend në kohë të ndryshme. Rruga nuk ka ndryshuar. Nga të dy anët e saj janë ndërtuar objekte.

Modifikuar më Diel, 20 Janar 2019 19:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...