Ushtaraku Zef Ashta, tre herë i dënuar, 30 vite burgim dhe vdekja në Spaç

Diel, 27 Janar 2019 17:15
Njoftimi i vdekjes në kampin e Spaçit dhe një foto e hershme e Zef Ashtës në moshën 19-vjeçare Njoftimi i vdekjes në kampin e Spaçit dhe një foto e hershme e Zef Ashtës në moshën 19-vjeçare

Nga Kastriot Dervishi

Oficeri me Akademi Ushtarake, Zef Cin Ashta, lindur në Shkodër në vitin 1913, u dënua tre herë nga komunistët dhe vdiq në burg në vitin e 30 të vuajtjes së dënimit. Vuajti saktësisht 29 vjet, 5 muaj e 25 ditë. Një jetë e shkruar kot dhe e kaluar me shumë mundime. Pothuaj asnjë ditë e bardhë nga viti 1946 e deri në vdekje në vitin 1979. Një histori nga të shumtat e njerëzve të shkolluar që vuajtën nën një regjim injorantësh.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1946-1951: 4 vjet, 9 muaj, 4 ditë

1953-1964: 10 vjet, 10 muaj, 19 ditë

1965-1979; 13 vjet, 10 muaj, 2 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 33 vjeç

-Mosha në vdekje: 66 vjeç

***

Dënimi i parë

U arrestua më 26.11.1946. Gjykimi iu bë së bashku me personalitete të tjera që banonin në Shkodër si: Xhemal Naipi, Shaqir Omari, Shefqet Muka, Ismail Muhaj, Bep Negri dhe Nexhat Boriçi. Sulmoheshin me akuza kontradiktore, por themelisht si kundërshtarë të regjimit. Ashta herë fajësohej si ushtarak e herë si anëtar i Ballit Kombëtar. Mbi të rëndonte akuza e stërvitjes së forcave të Ballit Kombëtar që do luftonin “kundra partizanëve të popullit jugosllav”, mbështetur në nenet e ligjit nr.372. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Zonës Ushtarake Shkodër. Me vendimin datës 23.6.1947 gjykata i deklaroi fajtorë dhe fillimisht i dënoi me vdekje (iu kthye dënimi me burgim), ndërsa Z.Ashtën me 10 vjet dhe N.Boriçin 15 vjet burgim. U lirua nga burgu më 30.8.1951.

Dënimi i dytë

Dy vjet pasi ishte liruar nga burgu, u arrestua sërish më 19.3.1953. Akuzohej me nenet 72, 74, 226 të Kodit Penal, se nga viti 1949 kur vuante dënimin, kishte biseduar me persona të tjerë për organizimin e vlefshëm për të ardhmen, duke shtuar radhët e “organizatës fashiste të Ballit Kombëtar”. Veprimtarinë thuhej se kish vazhduar edhe pas daljes nga burgu. Quhej fajtor për dëgjimin e radiove të huaja perëndimore, prej të cilave bënte “propagandë luftë”. Në mënyrë qesharake akuzohej se kjo do i sillte dëme paqes në botë dhe socializmit në përgjithësi. Po ashtu thuhej se kishte marrë një ftesë për t’u arratisur me një shok e këtë nuk e kish denoncuar. Gjykata Popullore e Shkodrës e përbërë me vendimin nr.311, datë datë 26.8.1953, e deklaroi fajtor në bazë të neneve të sipërme dhe e dënoi me 14 vjet burgim. Pasuria nuk i konfiskohej sepse nuk kishte. U lirua më 7.2.1964.

Dënimi i tretë e vdekja në Spaç

Disa muaj pas lirimit nga dënimi i dytë, Zef Ashta u arrestua prapë më 28.7.1965. Akuzohej se së bashku me ish bashkëvuajtësin Gjeto Ramën kishin bërë përpjekje për arratisje, por u kapën nga forcat kufitare në postën e Muriqanit. Gjykata i konsideroi se ishin “elementë me mbeturina të theksuara mikroborgjeze” që “villnin vrer kundër pushtetit popullor”. Vepra e tyre konsiderohej me “rrezikshmëri të madhe shoqërore” sepse “ndihmonte veprimtarinë e armiqve” të jashtëm. Gjykata e Qarkut Shkodër e përbërë, me vendimin nr.30, datë 8.10.1965 i deklaroi fajtorë në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal dhe i dënoi të dy me 17 vjet burgim. Në vitin 1973 Zef Ashta u kërkua të ridënohej në revoltën e Spaçit, por për mungesë provash u lirua nga akuzat. Pas disa vitesh, vdiq në këtë kamp më 5.6.1979.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

PD padi Gjonçajt, falsifikoi shkresën për partinë e Patozit

Politikë

PD padi Gjonçajt, falsifikoi shkresën për partinë e Patozit

Pjesëmarrja e Bindjes Demokratike në zgjedhjet vendore të 30 qershorit ka hapur edhe një betejë të ashpër me Partinë Demokratike, e cila e akuzon forcën e re të ish-nënkryetarit të...

Lorena Alia, vajza e talentuar dibrane, pasionet e maturantes ekselente...

Kulturë

Lorena Alia, vajza e talentuar dibrane, pasionet e maturantes ekselente...

Dibra kohët e fundit po bëhet vazhdimisht prodhuese e madhe e talenteve dhe të rinjve që kanë pasione dhe që i ndjekin ato. Fushat janë të ndryshme ku këto të...

FOTO/ Ironia me gjendjen e rrugëve të Shqipërisë: ‘Faleminderit Rilindje’

Aktualitet

FOTO/ Ironia me gjendjen e rrugëve të Shqipërisë: ‘Faleminderit Rilindje’

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një foto të gjëndjes së rrugës nacionale Burrel Dibër. Berisha nuk ka bërë komente por është mjaftuar me foton e cila në të vërtetë tregon shumë. Aty duket...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!