Diktatori tregoi shifrat e tmerrit dhe deklaroi: “U kemi prerë kokat, futur në burg dhe tatuar shumë reaksionarët”

Tuesday, 12 Mars 2019 18:26
1966/Takimi dypalësh shqiptaro-kinez në Tiranë 1966/Takimi dypalësh shqiptaro-kinez në Tiranë

Nga Kastriot Dervishi

Më 24-28 qershor 1966, kryeministri i Kinës Çu En Lai zhvilloi vizitën e tretë e të fundit në Shqipëri. Në bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve u prekën shumë çështje. Ndër të tjera u fol për revolucionin proletar kulturor që kish nisur në Kinë e do vijonte në Shqipëri. Në kuptim të kuptimit të luftës së klasave, Enver Hoxha përmendi disa shifra mbi krimet komuniste në Shqipëri aq sa la të habitur edhe vetë Çu En Lain. Hoxha mburrej se i kish “qëruar”, futur në burg ku punonin me detyrim, ose ishin arratisur. Po ashtu ai thoshte se “feudalëve” u preu kokat. Hoxha deklaronte (përmbledhtas) se:

-Ishin shpronësuar nga reforma agrare gati 5 mijë ekonomi kulake.

-Në vitin 1947 kishin mbetur edhe 2 mijë ekonomi kulake, të tatuar në shifrat 50-100% më lart se i zakonshme.

-Në vitet 1950-1951 ishin shpërngulur nga fshati rreth 500 ekonomi kulakë.

-Në vitin 1955 ekonomia kulakë arriti në 1.7% të gjithë sipërfaqes bujqësore, prodhimi i drithit në 2%, qetë e buajt në 2.200 krerë, lopët në 1.900 kokë, të imëtat më 20 mijë.

-Në vitin 1955 nga rreth 2 mijë ekonomi kulakë, më tepër se 560 e tyre nuk kishin asnjë kafshë. Gjysma e numrit të përgjithshëm dispononin 2-3 hektarë dhe më pak se 10 kokë bagëti të imëta.

-Në vitin 1962 ekzistonin 1362 ekonomi kulakë, që posedonin 2.391 hektarë, 1645 kokë të trasha dhe 12.432 kokë të imëta. Zinin 0.7% të ekonomive fshatare.

Hoxha thoshte se si përfundim, “elementi kapitalist nuk përbënte më një klasë themelore”. “Mbeturina të klasave shfrytëzuesve” vlerësoheshin 0.8 kulakë dhe 0.3 spekulantë në qytete.

Një gjenocid i vërtetë mbi shtresën më punëtore që mbante ekonominë e vendit.

Pjesë nga biseda

Enver Hoxha: ...Në qytete, për të gjithë tregtarët e mëdhenj, pa përjashtim dhe për tregtarët e mesëm, me përjashtim të atyre që kishin ndihmuar konkretisht luftën politikisht dhe materialisht, u vunë tatimet e luftës.

Çu En Lai: D.m.th. të gjithë tregtarëve të mëdhenj jua konfiskuat plotësisht pasurinë? Po mbasi u vutë tatimet e luftës, ua konfiskuat pasurinë? Ekzistuan tregtarët e mëdhenj?

Mehmet Shehu: Si të thuash, tregtarëve të mëdhenj iu vu kryqi, ata që pas kësaj kohe nuk ekzistojnë më?

Çu En Lai: Nuk e kam fjalën vetëm për tregtarët e mëdhenj, por edhe për tregtarët e mesëm?

Enver Hoxha: U qëruan të gjithë, jo vetëm tregtarët e mëdhenj, por edhe të mesmit që nuk kishin kontribuar në luftë.

Mehmet Shehu: Këtu është fjala për vitet 1944-1945, d.m.th menjëherë pas çlirimit dhe jo për vitin 1966. Sot te ne nuk ekzistojnë më tregtarë, as të vegjël.

Çu En Lai: Po tani ka punë të detyrueshme për ata që janë në burg?

Enver Hoxha: Po, për të burgosurit tani ka punë të detyrueshme.

***

Çu En Lai: Bejlerët dhe çifligarët e fshatit u shpronësuan, megjithatë këta njerëz kanë mbetur fizikisht. Tani, ku ndodhen e ku punojnë këta, në fshatra apo qytete?

Enver Hoxha:...Për sa u përket feudalëve, këtyre ne ua premë kokën, një pjesë e vogël nga ata u arratis, një pjesë punojnë në bonifikime ose janë burgosur.

Çu En Lai: Po pjesëtarët e familjeve të tyre, ku ndodhen?

Enver Hoxha: Pjesëtarët e familjeve të tyre banojnë në fshatra ose në qytete.

Çu En Lai: E kam fjalën për pjesëtarët e familjeve të çifligarëve (bejlerëve dhe agallarëve), ku ndodhen tani ata dhe punojnë apo jo?

Mehmet Shehu: Një pjesë nga tregtarët e mëdhenj, çifligarë dhe agallarë që mundën të arratisen jashtë, morën me vete edhe familjet e tyre, vetëm një pakicë e pjesëtarëve të familjeve të tyre ndodhen në Shqipëri.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksidenti në Elbasan/ Të plagosurit rëndë, me urgjencë drejt Tiranës

Kronikë

Aksidenti në Elbasan/ Të plagosurit rëndë, me urgjencë drejt Tiranës

Dy të plagosurit e aksidentit në Paper të Elbasanit, që mbetën të bllokuar në mjet, janë transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për ndihmë mjekësore të specializuar. Burime policore thanë...

Kriza, reagon PLL, Shpëtim Axhami: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve, por standardet dhe pa Ramën kryeministër

Politikë

Kriza, reagon PLL, Shpëtim Axhami: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve, por standardet dhe pa Ramën kryeministër

Partia Lëvizja e Legalitetit përmes një deklarate sot komenton zhvillimet politike në vend si dhe ndalet tek kriza që ka mbërthyer vendin. Në deklaratën shpërndarë për mediat kreu i PLL...

Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

Globi

Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, hodhi poshtë pretendimet se partia e tij populiste është përpjekur të marrë financime të fshehta nga Rusia. Ai ndërkohë ka shtuar komentet në mbrojtje të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!