1967/Lejfenët e Shqipërisë, heronj aksidentalë më parë të kritikuar

E Enjte, 21 Mars 2019 18:19
Faksimile të propozimit për titull dhe praktika e rastit. Vihet re se heroi i ardhshëm, më parë kishte marrë gjithë ato masa ndëshkimore për pakujdesi në punë Faksimile të propozimit për titull dhe praktika e rastit. Vihet re se heroi i ardhshëm, më parë kishte marrë gjithë ato masa ndëshkimore për pakujdesi në punë

Nga Kastriot Dervishi

Lej Feni një person që u bë model në Kinë në kohën e revolucionin kulturor proletar kinez ishte shembulli i njeriut që mendonte më shumë për shtetin se sa për vete. Nën shembullin e tij në lëvizjet revolucionare që u zhvilluan në Shqipëri, paralelisht me revolucionin kinez, disa aksidente në punë u paraqiten si raste heroizmash. Në dallim nga Kina, shumica e lejfenëve tanë ishin të vdekur. Individë të rastësishëm, që më parë ishin kritikuar për të meta në puna, të cilët thjesht kishin vdekur, u bënë heronj të punës socialiste.

Më 15.2.1967 u dogjën në stacionin e Linasit (ku pompohej nafta që përfundonte në Cërrik), tekniku Myrteza Rexhep Kepi (1947-1967) dhe inxhinieri Muhamet Jonuz Shehu nga Bicaj i Kukësit (1930-1967). Komunikata ditore nr.37, datë 16.2.1967 e MPB-së e pasqyron ngjarjen krejt aksidentale sepse dy të përmendurit kishin ndezur zjarr për të ngrohur tubin, krejt pa lidhje me rregullat e sigurimit teknik. Komunikata e dy ditëve më vonë thotë se më 17.2.1967 të aksidentuarit vdiqën në spital. Partia e Punës përfitoi të shtonte radhët e heronjve pas vdekjes.

Partia shënonte në dokumentet e veta se megjithëse trupi i tyre kish marrë flakë, mendjen ata e kishin së pari te tesera e partisë dhe prona e përbashkët. Muhameti “gjatë rrugës në spital, megjithëse me trupin krejtësisht të djegur, ju thoshte shokëve që ta kthenin në stacion se e ndiente veten mirë, ai pyeste nëse vazhdonte transportimi i naftës në drejtim të uzinës, a u shua zjarri, a u dëmtuan shokët e stacionit?”. Madje në xhep, i ishte gjetur edhe fjalimi i E.Hoxhës i 6 shkurtit 1967 Por ajo që e bënte qesharake këtë histori ishte fakti se Muhameti ishte ndëshkuar 4 herë në parti në vitet 1961, 1963, 1964, 1965, pikërisht për zvarritje në punë, pakujdesi në mbrojtjen e zjarrit, raportime fiktive dhe dobësi të stacion. Me vendimin nr.54, datë 22.4.1967 Byroja Politike i propozoi Presidiumit të Kuvendit Popullor dekorimin e tyre “Hero i Punës Socialiste” për “guxim e trimëri të rrallë” për mbrojtjen e pronës duke u bërë “shembull i rrallë heroizmi” .

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...