1989/Caja i Qafë Barit: Kemi kursyer bukë dhe mish derri

Tuesday, 23 Prill 2019 18:36

Nga Kastriot Dervishi

Siç dihet në kampe e burgje të burgosurit vuanin për ushqim, në radhë të parë për bukë. Ata kurrë nuk ishin të ushqyer si duhej me bukë, pavarësisht se punonin në frontin e vështirë të minierës. Nëse pyet sot të ish burgosur, mund të ta shprehin fare kollaj këtë gjë. Mirëpo, po të lexosh raportet entuziaste të komandës të repartit nr.311, ndër zërat që janë plotësuar, hyn edhe kursimi i bukës dhe rritja e mishit të derrit nga “ekonomia ndihmëse”. Komandanti i Repartit nr.311 Qafë Bari, Edmon Caja, nuk ka pasur qëllimin të tregohej nikoqir i mirë në këtë drejtim, por t’i thoshte udhëheqjes së Drejtorisë Zbatim Vendime Penale në MPB se ua kish mbledhur të burgosurve edhe te buka duke ua mbajtur atë. Në histori pra, Caja hyn si kursimtar i madh i bukës, ushqimit kryesor të të burgosurve sepse ishte dëgjuar që buka nuk dilte, por që të tepronte e të kursehej, kjo ishte gjetje.

Tregojnë njëherë se kur një i deleguar shkoi në një repart ushtarak, i pyeti ushtarët: “Shokë ushtarë, a ju del buka?”. Ushtarët, të porositur thanë: “Na del e na tepron”. I deleguari vazhdoi: “Po atë që del, ku e çoni”. Dhe ushtarët: “E hamë se nuk na del”.

Konkretisht, në raportin e tremujorit të parë të vitit 1989 midis të tjerash Caja shkruan:

“Efektivi i repartit 311 Qafë Bari, i përfshirë në lëvizjen më të madhe të kohës “Flamurtarë të mësimeve të shokut Enver Hoxha dhe luftëtarë të zbatimit të vendimeve të kongresit të 9-të të PPSH-së, nën udhëheqjen e organizatës bazë të partisë e drejtimin e komandës së repartit, është mobilizuar që objektivat e marra në këtë vit jubilar të 45-vjetorit të çlirimit të atdheut, t’i bëjë realitet.

Punë e mirë është bërë për realizimin e zotimeve të marra në treguesit ekonomikë financiarë, si nga puna në minierë, edhe në vetëfurnizim. Kështu si tremujor, nga 45.000 ton bakër plan, janë realizuar 50.400 ton. Punimet minerare janë realizuar 106%. Cilësia e bakrit 109%...

Nga ekonomia jonë e rritjes së derrit nga 10 kv mish plan, janë marrë 11 kv. Kursime buke janë realizuar 1.6 kv, etj...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...