PARIS-SOIR (1938) : SHIJA E MBRETËRESHËS GERALDINË PËR MODËN PARIZIANE DHE FUSTANI I NUSËRISË POROSITUR NË PARIS

Hënë, 29 July 2019 14:05

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Nëntor 2017

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të hënën e 25 prillit 1938, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me Konteshën Geraldinë, bukuroshen hungareze, “Trëndafilin e bardhë” të Budapestit, mbretëreshën e ardhshme të Shqipërisë, e cila ishte asokohe në prag të martesës me Mbretin Zog.

Sigurisht, për këtë rast të veçantë, nevojitej një fustan nusërie unik dhe kryeqyteti francez ishte destinacioni ideal për të plotësuar dëshirën e saj.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë të gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Moda pariziane e ka bindur mbretëreshën e ardhshme të Shqipërisë

Brenda disa ditëve, Kontesha Geraldinë Apponyi do të bëhet mbretëreshë e Shqipërisë.

Deri tani, ajo e kishte për zakon të vishej shumë sportive, dhe porosiste veshjet e saj në Budapest.

Por e kuptojmë që veshja e dasmës së një mbretëreshe është çështje më delikate. Kontesha Geraldinë i është referuar për këtë stilit parizian.

Fustani i saj do të jetë prej sateni të bardhë, i zbukuruar me gurë të çmuar, perla dhe qëndisje prej argjendi mbi të gjithë pjesën e sipërme, e cila do t’i përshtatet deri në bel. Fundi do të jetë shumë i gjerë dhe i gjatë, i prerë (i hapur) në pjesën e përparme që të dallohet një tjetër fund më i shkurtër dhe më i ngushtë.

Një vello sateni e bardhë, e stolisur me qëndisje prej argjendi do të fiksohet në supe dhe bel.

Pra, ky fustan u bë në Paris ndërsa kontesha gjendej në Tiranë.

Një ekip i posaçëm u dërgua pranë saj tre javë më parë me “copat për fustan”. Gjatë tetë ditëve, pasi kontesha zgjodhi në mesin e modeleve të dizajnuara posaçërisht për të, ajo i provoi ato. Fustani, i bërë këtu sipas atyre copave, nuk do të ketë fare nevojë të provohet para ceremonisë.

Kuptohet se diçka e tillë aq e çmuar nuk mund t’u besohet disa njerëzve të zakonshëm. Princeshat Maxhide, Ruhije dhe Myzejen, motrat e mbretit Zog, do të marrin për në Tiranë fustanin e nusërisë të mbretëreshës së ardhshme në valixhet që ata kanë mbushur me tualetet e tyre, të porositura gjithashtu në Paris.

bbb.JPG

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...