“Mirdita çerdhja e tradhtarëve” sipas “heronjve të Vigut”

E mërkurë, 21 August 2019 18:17
Faksimile e dy botimeve të viteve 1972 dhe 1986. Vihet re pjesa e hequr në botimin e vitit 1986. Faksimile e dy botimeve të viteve 1972 dhe 1986. Vihet re pjesa e hequr në botimin e vitit 1986.

Nga Kastriot Dervishi

Një muaj pas vrasjes dhe djegies së At Lekë Lulit e shoqëruesit të tij 25 vjeçar nga batalioni “Perlat Rexhepi”, 5 komunistë të këtij batalioni u futën në Mirditë. Me namin e keq të atij krimi mizor, ata hynë në Mirditë që për ta ishte “një vatër reaksionare” dhe duhej bërë patjetër komuniste. Cili ishte qëllimi i misionit të tyre? Në librin “Kronikë e ditëve të stuhishme”, botimi i dytë i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, Tiranë 1972, thuhej se misioni i të pestëve në “krahinën e Mirditës, çerdhen e reaksionit” ishte “për të shpurë atje fjalën e Partisë Komuniste Shqiptare”. Njësiti “zhvilloi një punë të gjerë propagandistike, duke demaskuar veglat e ndryshme të pushtuesve fashistë, si bajraktarët, ballistët dhe zogistët, duke penguar rekrutimin e xhandarëve dhe duke goditur armikun në befasi”. Ata u rrethuan më 21.8.1944 në Buzabardhë të Vigut, prej Mark Jak Bajraktarit, Dedë Marka Gjokës, etj. Motivi i sulmit ishte pengimi i përhapjes së komunizmit në Mirditë. Asnjë prani pushtuesi në këtë betejë. Në kushtet e rrethimit ata shkruan një letër ku janë edhe fjalët: “Prej maleve të Mirditë, ku asht çerdhja e tradhtarëve, ju çojmë përshëndetjet tona..”. Dokumenti është botuar në librin “Kronikë ...”, faqe 313. Në librin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të vitit 1986, kushtuar heronjve të luftës,  fjalia “ku asht çerdhja e tradhtarëve” është hequr.

Njësiti përbëhej nga Hydajet Lezha ("Hydaj), Naim Gjylbegu (“Besniku”), Ndoc Mazi (“Minuku”), Ndoc Deda (“Teli”), Ahmet Haxhija (“Tigri”). Spikat fakti se Naim Gjylbegu ishte i biri i Dautit, ish pjesëtar i asamblesë tradhtare të 12 prillit 1939 që votoi bashkimin personal midis Shqipërisë e Italisë. Sipas gazetës “Rinia fashiste” të datës 4 dhjetor 1939 u pranua edhe në radhët e Partisë Fashiste. Pas kapitullimit të Italisë, Dauti kaloi me Frontin Nacionalçlirimtar dhe kur nuk kishte më fashizëm u bë antifashist.

Më 10.7.1949 Presidiumi i Kuvendit Popullor të vrarët në Vig i dekoroi me titullin Hero i Popullit.

Modifikuar më Premte, 23 August 2019 09:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...