Kodi mafioz i një krimi komunist, kufoma në kadavër

Diel, 29 September 2019 17:09

Nga Kastriot Dervishi

Mafia zakonisht përdor një gjuhë të veçantë për të kërcënuar e vrarë. Kjo shihet në format “do ju rregullojmë”, “do ju sistemojmë”, “do ju zbukurojmë”, etj. Edhe gjatë luftës “Tarasi” i frymëzuar nga gjuha mafioze shkruante vazhdimisht “dekorojeni” filanin, etj. një histori e ngjashme është vënë re te një praktikë ekzekutimi. Vite më parë, nga një fletore e vjetër kam gjetur në Arkivin e Ministrisë së Brendshme një shënim mbi fundin e Dom Shtjefën Kurtin, kufoma e të cilit ishte çuar për eksperiment mjekësor te Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë. Nuk mjaftoi një burgim i gjatë, por u desh edhe një tjetër me dënim kapital.

Dom Shtjefni u arrestua më 11.6.1970. Operativi i dosjes formulare ishte Qemal Karemani, ndërsa hetues Iljaz Haxhiaj. Nga leximi i të dy dosjeve, del fare qartë se pushkatimi nuk mund të përligjej edhe sipas legjislacionit të kohës. Me vendimin nr.54, datë 30.7.1971 të Gjykatës së Rrethit Krujë, e kryesuar nga Qazim Mani, me pjesëmarrjen e prokurorit Hajredin Fuga u dënua me vdekje për “sabotim” dhe agjitacion e propagandë. U la në fuqi me vendimin nr.806, datë 8.9.1971, nga Gjykata e Lartë e kryesuar nga Llazi Stratobërdha me relacionin e Jani Vasilit dhe pjesëmarrjen e prokurorit Zaim Myftarit. Më 23.9.1971 Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e faljes së jetës. Nga data e këtij vendimi e deri në ekzekutim kemi disa ditë. Vonesa dhe trajtimi nga Dega e Punëve të Brendshme Krujë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, me sa duket është bërë për arsyen e kërkesës nga Fakulteti i Mjekësisë. Urdhri nr.3285/1, datë 25.9.1971 i ministrit të Punëve të Brendshme, ka vendosur procedurën e veprimit. Ky udhër është asgjesuar dhe nuk është gjetur.

Kësisoj ekzekutimi është kryer më 29.9.1971 në “vendin e caktuar” në Dajt. Gjatë kësaj kohe, Dom Shtjefni është mbajtur në Repartin nr.313 në Tiranë. Të pranishëm në ekzekutim kanë qenë hetuesi Vangjel Kote, zëvendësprokurori i Rrethit Krujë - Piro Suli, zëvendëskryetar i DPB Krujë - Ramiz Palmi dhe mjeku Asim Ylli. Pas vrasjes që është kryer nga njëri prej 3 ekzekutorëve që ka pasur Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë (nuk dimë saktësisht cili nga ata: SH.M, R.K. apo A.K.) është vepruar sipas autorizimit, duke iu dhënë “rezultati” doktor Asim Yllit, njërit prej mjekëve që rezulton edhe në raste të tjera që ka tërhequr kufomat për nevoja të Fakultetit të Mjekësisë. Çudi e madhe është përdorimi i kësaj gjuhe mafioze këtë rast.

Më 20.10.1971 Prokuroria e Rrethit Krujë i dërgoi Presidiumit të Kuvendit Popullor procesverbalin e ekzekutimit në Tiranë, një rast krejt i rrallë ky. Për këtë arsye, ky procesverbal u administrua në dokumentet e fondit përkatës në AQSH.

Modifikuar më Diel, 29 September 2019 17:19

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Drama e fëmijëve shqiptarë/ 8-vjeçarja: Ndihmoni shoqen time, është e varfër, i jap bukë në...

Aktualitet

Drama e fëmijëve shqiptarë/ 8-vjeçarja: Ndihmoni shoqen time, është e varfër, i jap bukë në...

Nëse mendojmë se bota e fëmijëve janë vetëm lodrat gabohemi. Ata mendojnë për bashkëmoshataret e tyre. Amina në Fier, vetëm 8 vjeç i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në...

Shkupi shpreh zhgënjim për mos hapjen e bisedimeve nga BE-ja

Aktualitet

Shkupi shpreh zhgënjim për mos hapjen e bisedimeve nga BE-ja

Dështimi për marrjen e datës në takimin e drejtuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel, u prit me zhgënjim në Shkup. Kabineti qeveritar i zotit Zaev ka njoftuar...

Tragjedi e dyfishtë/ I riu katër ditë i zhdukur, i vdes edhe babai

Aktualitet

Tragjedi e dyfishtë/ I riu katër ditë i zhdukur, i vdes edhe babai

Një familje shqiptare në Lipjan të Kosovës është goditur nga një tragjedi e dyfishtë brenda pak ditësh. Katër ditë pasi Shqipdon Aliu, 23 vjeç, ishte zhdukur, ka humbur jetën edhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!