Reshat Kripa dhe grupi i trakteve “Atdhetari” në Vlorë

Premte, 06 December 2019 16:18
Një trakt i hedhur në vitin 1951 dhe Reshat Kripa pas daljes nga burgu Një trakt i hedhur në vitin 1951 dhe Reshat Kripa pas daljes nga burgu

Nga Kastriot Dervishi

Megjithëse ishin të rinj gjimnazistë, e luftuan komunizmin me aq sa patën mundësi, nëpërmjet organizimit apo të tjerë nëpërmjet hedhjes së trakteve. Përmbajtja e këtyre është shumë interesante pasi tregon pjekuri politike, krejt e pazakontë për moshën e këtyre 15-16 vjeçarëve të gjimnazit “Ali Demi”. Janë disa të arrestuar të identifikuar. Më 15.4.1950 arrestohet Besnik Qazim Kripa (17 vjeç), dhe më 7.5.1950 Lavdosh Sijat Beqo, Alajdin Mehmet Alemaj. Këta u dënua me 20, 18 dhe 15 vjet burgim, të akuzuar si “armiq” dhe se kishin formuar një organizatë në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë.  Më 29.4.1950 arrestohet Luan Nusret Llupo po nga ky gjimnaz duke u dënuar me 3 vjet burgim.

Por ngjarja më e bujshme mbeti ajo e hedhjes së trakteve nga nxënës të gjimnazit “Ali Demi” në Vlorë. Pas një kohe aktiviteti ata u zbuluan dhe u dënuan. Reshat Kripa konsiderohej “iniciatori i këtij grupi”, i cili “megjithëse në moshë të mitur, i ushqyer me ndjenjat armiqësore karshi popullit tonë nga ana e rrethit familjar”, bisedonte kundër pushtetit “duke u orientuar në lajmet shpifarake të radiove të perëndimit”, duke formuar organizatën “Atdheu”.Reshat Qazim Kripa, Myrteza Ali Baboçi (të dy nga Vlora) dhe Jorgo Dhimitër Besho (nga Çatista e Gjirokastrës) u arrestuan më 25.5.1951.

Gjykata Ushtarake e Durrësit, e kryesuar nga kapiten I Shuaip Shaze, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit aspirant Gaxho Bexho me vendimin nr.111, datë 11.12.1951, në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi dy të parët me nga 5 vjet burgim e punë të detyruar dhe Jorgon me 3 vjet. Reshati dhe Myrtezai edhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.35, datë 17.1.1952 të Gjykatës së Lartë.

Reshati u pyet në DPB e Vlorës nga hetuesi Demir Zhupa. Për ditëlindjen e tij jepen dy data: 24 maj 1935 në hetuesi dhe 10 prill 1936 sipas gjendjes civile. Familja e Reshatit merrej me tregtinë e vajit të ullirit, pasi kishin edhe një makinë përpunimi. Në vitet 1942-1946 ka qëndruar në Tiranë. është kthyer në Vlorë. Aktivitetin e hedhjes së trakteve, e ka filluar pas arrestimit të të vëllait më 15.4.1950. Përveç këtij fakti, arsyet të tjera ishin gjendja e vështirë ekonomike dhe besimi te demokracitë perëndimore i SHBA e vendet e tjera. Për organizatën merret vesh se kishin dijeni edhe Fadil Xhemil Meçe, Luan Koka, Spiro Kokaveshi, etj. Reshat Kripa vuajti nëpërmjet punës së detyruar 4 vjet, 6 muaj, 16 ditë burgim. U lirua më 11.12.1956. Ai ndërroi jetë në Tiranë më 5 dhjetor 2019.

 

Dy trakte të shkruara nga gjimnazistët

Errësira ka mbuluar gjithë dhenë,

Robëria ka plakosur mëmëdhenë.

Zija, vaji dhe mjerimi mbretërojnë,

Vrasja dhe litari sot gjykojnë.

Një kuçedër e tërbuar po pi gjak,

Një popull i robëruar kërkon hak.

Mos bëni si keni bërë gjer më dje,

Po të ngrihemi të gjithë për atdhe.

Të ngrihemi të dëftojmë trimëri,

Ja  të vdesim, ja të rrojmë në liri!

***

Luftoni  për liri, për jetën e lumtur!

Mos kini frikë nga vdekja sepse:

Kush bënë vdekjen për atdhe,

Ai s’ka vdekur, por ka le!

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij!

Poshtë këlyshi i Stalinit, duhanxhiu Enver Hoxha!

Poshtë satrapi Mehmet Shehu!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...