Nexhmije Hoxha vendos bashkëshortin në krye të qarkorit të Tiranës se i vërteti u dënua gjatë regjimit

E Enjte, 30 Janar 2020 16:48

Nga Kastriot Dervishi

Në librin e saj, (faqe 39) Nexhmije Hoxha, për t’i rritur peshën politike Enver Hoxhës, thotë se ai u zgjodh si sekretar politik në konferencën e parë të Komitetit Qarkor të  Tiranës. Një gënjeshtër. E.Hoxha ishte zgjedhur në Komitetin Central të përkohshëm të PKSH-së, përgjegjës për financat dhe nuk mund të ishte drejtues qarkori. Pas themelimit të partisë, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, organizuan partinë në qarkorë (d.m.th. në prefektura). Drejtuesit e këtyre qarkorëve që quheshin sekretarë politikë, u zgjodhën në konferenca ilegale të improvizuara në bazë të një kompromisi grupesh. Nuk u organizuan menjëherë qarkorët e Kukësit dhe Dibrës. Ish Grupi Komunist i të Rinjve mori drejtimin e qarkorëve të Tiranës, Elbasanit, Vlorës. Mbledhja themeluese e qarkorit të Tiranës është bërë te shtëpia e Bije Vokshit. Ishte menduar për Sadik Stavalecin, por ky për shkak sëmundje dhe mosqenies vendas, ia la vendin Halit Petrela. Në këtë qarkor ai ishte bashkë me Liri Gegën.

Ajo që thotë Nexhmija se “Enveri u zgjodh në krye të qarkorit të Tiranës”, i përket prillit 1942, pra disa muaj më vonë, kur Miladin Popoviçi goditi ish Grupin Komunist të të Rinjve, duke qëruar hesapet përgjithmonë me këtë grup. Për ta plotësuar këtë, në vitin 1958, Halit Petrela u dënua me 15 vjet heqje lirie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...