Selia e parë e kryetarit të shtetit në Tiranë, e munguara e përkujtimeve të 100 vjetorit

E Enjte, 13 February 2020 18:03
Foto e godinës. Në një plan të veçuar edhe një e vitit 1923. Nga e majta këshilltarët e naltë: Xhafer Ypi, Gjon Çoba, Refik Toptani, Sotir Peci Foto e godinës. Në një plan të veçuar edhe një e vitit 1923. Nga e majta këshilltarët e naltë: Xhafer Ypi, Gjon Çoba, Refik Toptani, Sotir Peci

Nga Kastriot Dervishi

Në 100-vjetorin e nisjes së jetës së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, munguan ceremonitë në vendet historike. Mania për koncerte, për shfaqje, portrete pa lidhje me qytetin dhe deklaratat kontradiktore deri qesharake të kryetarit të bashkisë, ishin gjërat që u mbajtën më tepër mend në përvjetorin e rrallë. Në ceremonitë përkujtimore, të mbizotëruara më së shumti nga elemti i palexuar, tejet injorant, munguan ceremonitë për vendet ku u vendosën dy institucionet në Tiranë, Këshilli i Ministrave dhe Këshilli i Naltë. Në vendin ku ka qenë qeveria e parë dhe MPB-ja, ka një pllakë, ndërsa vendi ku ka qenë kryetari i parë i shtetit, nuk ka asnjë lloj shenje. Në Tiranë do të gjesh me qindra e mijëra pllaka me yje të kuq që tregojnë mbi aksionet e “qarkorit të partisë” për ndonjë top me letër apo këpucë, por kurrsesi, një shenjë që lidhet me fillimin e jetës politike në Tiranë. në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë, gjendet edhe një pllakë për gjasme vendin ku ka qenë qeveria e Fan Nolit (që është përcaktim i gënjeshtërt), por kurrsesi një emërtim të vendeve kë kanë qenë institucionet e shtetit. Edhe në Durrës është i njëjti defekt, aty ku ka qenë pallati mbretëror i Wiedit nuk ka asnjë shenjë.

Në shkurt 1920, Këshilli i Naltë që kryente rolin e kryetarit të shtetit u vendos në këtë godinë që shihet në foto. Ky vend është sot pak a shumë aty ku ndodhet busti i Sabri Godos. Pas mbarimit të epokës së Këshillit të Naltë, në vitet 1925-1928 këtu ishte selia e kryetarit të Republikës Shqiptare, Ahmet Zogu. Edhe pas shpalljes së Shqipëri mbretëri, pallati vijoi të ishte i kryetarit të shtetit. Besohet se rreth vitit 1929, mbreti u zhvendos në selinë ku është sot Akademia e Shkencave. Rreth kësaj kohe, pallati në fjalë është shembur dhe vendi i bë lulishte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...